Kur vijmë në një nivel që e terë popullata, analistët e shoqëria civile mos të kupton në thelb prodhimin e politikave, atëherë lë të vazhdojmë të forcojmë shtetin!
E di që një politikan i zhdërvjelltë do të ketë tre parime:
- Ndryshe mendon
- Ndryshe flet
- Ndryshe vepron
Si të rinj që ishim, disi politikën e shihnim si ideal sa ishim në studime.
Shqiptarët të përgjatë pothuajse gjitha kohërave politikën e kanë marr me emocion.
Në politikë kanë qenë të çiltër, real dhe të vërtetë!
Duke menduar se realizimin e qëllimeve politike e bëjnë përmes mënyrës ideal, asaj të vërtetës, dhe duke ecur rrugës së realitetit!
Një miku im sa ishim në studime, thoshte si ka mundësi që serbët në 93, 94, 95, 96 e këndej, merreshin vesh në kryeqytetet botërore për të ndalur luftën, e për të ndalur vrasjet e dëbimet e qytetarëve kroat, boshnjak e me vonë edhe shqiptar.
Dakordoheshin, nënshkruanin marrëveshjet, mirëpo në praktikë asgjë nuk ndryshonte, bile në shumë raste vetëm sa rritej dhuna nga të gjitha palët që ishin të përfshira në konflikt!
Vonë duket që edhe ne e kemi kuptuar, se politika duhet të përshihet dhe të përcjellët përmes tre parimeve bazë:
- Ndryshe të mendohet
- Ndryshe të flitet
- Ndryshe të veprohet
Nëse vendi vjen deri në atë pikë sa të gjithë bëhen parashikues të ngjarjeve politike, e të gjithë dinë të vlerësojnë politikën si një racion ditor e të lozin të njëjtën melodi si qytetari, si shteti, si qeveria, e si analisti, atëherë ta lëmë krejt këtë melodi!
Kur të fillojmë edhe në të flasim për politika për 10, 15, 20 vitet e ardhshme, atëherë mund të konsiderojmë se jemi bërë pjesë e botës që mund të konkludojmë se kemi hyrë në rrjedhat e të bërit politik.
Edhe kjo do të konsiderohet vetëm si hyrje ose njohje me bazën fillestare të të bërit politik!
____
ESH
____________
publikime.com