• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Institucionet e shtetit në rolin e OJQ-ve

ByEmrush

May 8, 2023

Definitivisht, disa nga institucionet e shtetit, e atë në hierarkinë më të lartë, thjeshtë janë bërë pothuajse si të ishin OJQ.

Nejse, njoh shumë OJQ që janë shumë më serioze në planifikimin dhe hartimin e politikave të tyre afatmesme dhe afatgjata në përmbushjen e kërkesave kundrejt qytetarëve, edhe pse ato punojnë dhe prosperojnë përmes donacioneve.

A është punë ajo, me mbet krerë të institucioneve (që duket se disa aksidentalisht gjendet aty ku janë) të rrinë vetëm nëpër manifestime, promovime, ekspozita, vizita, panaire, galeri arti, tribuna, homazhe, turnirë, gara sporti, orë letrare, maratona, përhajrime, përurime ditëve të shkollave etj, etj.

Bile, s’di ku më kishte rënë me parë diku se si krerët institucional shtetëror kishin marr pjesë edhe në garat në biliardo, wow, well!

Të gjitha këto nëse e i mbledhim si tërësi dhe i analizojmë si specifikë, del që të gjitha janë organizime të kota që kanë kosto shumë të lartë, dhe plotësisht asnjë nga këto organizime e manifestime nuk janë dobiprurëse, e as nuk janë organizata që janë profitabile.

Praktikisht, janë organizime që rënkojnë mbi supet e qytetarëve të vendit, duke ju gërryer ngadalë taksat që paguajnë nga djersa e tyre.

Thjesht dhe kjartë janw duke u shpenzuar taksat e qytetarëve në mënyrë të pakontrolluar, vetëm e vetëm për të treguar autoritet kundrejt qytetarëve, që me sa duket një pjesë tejet të mirë as që ju lenë përshtypje kjo, kush çka dhe ku është?.

Me sa duket dikush akoma vuan të sheh emrin e tij në ulësen e parë të rendit ku mbahen manifestimet e organizimet e tilla.

Ku mbeten sektorët që zhvillojnë qytetin, respektivisht republikën tonë? Ekonomia, biznesi, inxhinieria, arkiketura, investimet, partneriteti publiko privat, zonat ekonomike, depot doganore etj?

Çfarë bëhet me zyrën e projekteve, çfarë është statusi me projektin digjital të qyteteve, vendosja e semaforëve shtesë, rregullimi i rreth rrotullimeve në hyrje dhe dalje tw qyteteteve?

Sa punohet dhe cili është intensiteti projektues arkitektural i qytetit. Cila është korniza afat mesme dhe afat gjata për zhvillimin ekonomik.

Cili është bashkëpunimi me bizneset, cila janë vështirësitë e bizneseve? Cila është mundësia e ofrimit të kredive të buta për mbijetesë e një numri të madh të bizneseve?

Deri në çfarë stadi ka arritur bashkëpunimi institucional me bizneset, pse nuk ri aktualizohen mundësitë për zhvillimin e qyteteve përmes partnertit publiko-privat?

E gjëra të këtilla që janë mundësi të mira, që mijëra qytetar do të shihnin që dita ditës po ju përmisiohet mirëqenia sociale e ekonomike?

Nuk besoj që ndonjë qytetar do të pendohej dhe dëshpërohej me vendin duke i dhënë kahjen vetes në drejtim të ikjes për shkakun që nuk ka ekspozita, manifestime, tribuna, galeri e panaire!!!

Njerëzit nuk po i shohin institucionet e vendit respektivisht nuk po e shohin dhe ndjenje shtetin si të tyre. Shteti, institucionet dhe krerët udhëheqës janë bërë “demode” duke ju servuar për ditë të lume përmes portaleve, TV-ve tona e rrjeteve sociale duke treguar luksin e tepruar nëpër tavolinat që shtrojnë autoritetet në kremtimin e këtyre ahengjeve.

Nuk kanë njerëzit më interesin as më të vogël të shohin parinë tek ulën në vendet e para të rreshtave të privilegjuar, që konkretisht ata janë aty për shkakun se këta qytetar kanë dashur të jenë aty.

Si ishte ajo thënia këtyneherë, jo shumë moti?

Grushti i popullit është i vonshëm, por ai është i fortë!

Disa të tjerë e kanë provuar këtë thënie, rezultatet dihen?!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush