• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përfaqësimi i Kosovës në KS

ByEmrush

Apr 29, 2023

Që pozicioni i Republikës së Kosovës po ndryshon dukshëm dhe me hapa të shpejt në arenën ndërkombëtare kjo nuk vihet as në diskutim si çështje!

Përfaqësimi i Kosovës në Këshillin e Sigurimit ishte shumë dinjitoz, dhe për çdo lëvdatë.

Sidomos edhe Shqipëria kur po rreshtohet në anën e Kosovës, kjo dukshëm po tregon një sforcim të autoriteteve tona karshi botës demokratike.

Por, jo!

Në shumë qarqe të ndryshme në Kosovë, përfshire median dhe disa analistë, nuk dëshirojnë ta shohin nga këndvështrimi pozitiv, por po rreshtohen njëjtë si opozita, edhe pse për opozitën gjithnjë ka arsyetim!

Çfarë bëhet te ne?

E çfarë bëhet për ne?

Qytetarët të gjithë e panë dhe e dëgjuan mirë prezantimin e ministrisë në KS, pa anime e rreshtime politike. Asnjë koment për prezencën tonë në këtë përfaqësim, se çfarë do të duhej, dhe si të përmisohemi në të ardhmen!

E tërë infrastruktura propaganduese e mos duruese ndaj qeverisë u shpërfaq me komentet dhe fjalimin e përfaqësuesit, kriminelit serb, Dacic.

Por çfarë në fakt tha Dacici, është gjatë për të thënë ne këtu, e keni nëpër video të portaleve tona, mirëpo potencoi dy të pavërteta të mëdha, që duket se askush këtu nuk dëshiron relevancë, dhe rrjedhimisht askush nuk i komenton!

Prishtina tha ai, kishte para agresionit të NATO-s mbi 40 mijë serb, sot tha janë ndoshta 25-30 serb.

Prishtina në vitin 1996 numëronte 190 mijë banor, gjë që nëse marrim si të vërteta shënimet e serbit, atëherë i bie 22% të kryeqytetit tonë të ishte i banuar me serb, gjë që kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse kryeqyteti nuk i kishte asnjëherë këta banor serb, edhe sikur ti llogarisnin edhe fshatrat përreth.

Sipas censusit të vitit 2011 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 97.76% janë shqiptar, 1.1% janë turk, dhe 1.14% të tjerë (ashkali, serb, boshnjakë e të tjerë).

Pastaj!

Tha ai: Prizreni kishte mbi 10 mijë serb para agresionit të NATO-s siç vazhdojnë serbët ta quajnë aksionin e NATO-s për çlirimin e Kosovës, kurse sot janë 15-20 shtoi ai?!

Prizreni në vitin 1996 numëronte 68 mijë banor, atëherë nëse marrim si të vërtetë këtë të dhënë të serbit, i bie që Prizreni të kishte 15% serb, gjë që kjo nuk përputhet assesi me shënimet reale që kishte dhe ka Republika e Kosovës.

Është interesant fakti, se 24 vite pas luftës, 15 vite pas pavarësisë, serbët vazhdojnë të furnizohen tepër thellë me informata për çështjen e brendshme të Kosovës?

Vetvetiu të vjen të pyesësh?

Nga i marrin serbët gjithë këto informata, bile disa janë po aq konfidenciale, sa ndoshta ndonjë shërbim sekret në vend duhet të ngriste nivelin e patriotizmit?!

Nejse!

Secili nga këndvështrimi vet, vetëm se unë ju kisha sugjeruar që të shihni pozitivitetin e vendit tuaj, dhe ti gëzoheni atij!

E jo ti gëzoheni serbit dhe fjalimeve monstrume të tyre!

____

ESH

___________

publikime.com

By Emrush