• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rikthimi i reputacionit të Kosovës

ByEmrush

Apr 19, 2023

Se gjërat nuk behën krejt rastësisht, ndoshta këtë po e dëshmon puna dhe koha!

Më rëndësi është mos me ja lënë krejt rastit, por duhet fokusuar seriozisht në kryerjen e obligimeve shtetërore përmes institucioneve të republikës, e duke krijuar një reputacion të mirë në qeverisjen e vendit.

Pastaj, mundi dhe përvjelja e mëngëve besoj që dikur do të shpërblehen!
Tek e fundit, edhe nëse organizatat dhe institucionet ndërkombëtare na shpërblejnë për punën që ka bërë qeveria, thjeshtë duhet kuptuar që ketë gjë e kemi bërë për vete.

Nëse institucionet e vendit kanë ngritur nivelin në të kuqen në luftë kundër korrupsionit, kjo tregon që vendi ka marr kahen e duhur.

Nuk është pak që për dy vite qeverisje me rikthyer reputacionin e vendit në fazat kur republika do të trajtohet serioze.

Do të trajtohemi në atë mënyrë siç ne do të trajtojmë vet veten.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit nga Transparency International për vitin

2022 Kosovën e ka radhitur mjaft lart, si vendi me uljen më të ndjeshme të këtij fenomeni gërryes ndaj vendit.

Terminologjia kur përdorej shpesh në formën pezhorative “banana republikë” ndoshta po perëndon!

We hope so!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush