• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

ChatGPT dhe historia shqiptare

ByEmrush

Apr 12, 2023

Interesant!

Duket se ajo që kishim shpreh si drojë edhe më herët sot teknologjia po na shpërfaq fytyrës, dhe duke na treguar se ne mund ti krekosemi njëri tjetrin, të lavdërojmë njëri tjetrin. Të krijojmë mite, histori të paqena, të shtrembëruara, të flasim për lashtësi e pasuri, porse në fund të fundit askush nuk po na njeh këtë gjë!

Jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë tjetër histori po mësohet. Tjetër histori po promovohet, dhe tjetër histori po shkruhet!

Nëse sot ju do të pyesni ChatGTP (generative pre-trained transformer) një model i gjuhës që është trajnuar nga Open AI(Artificial Intellegence), e cila është një inteligjencë artificiale që është programuar për të biseduar ose për ti ndihmuar njerëzit duke përdorur gjuhen natyrale. ChatGPT mund të përdoret po ashtu për të kërkuar informacion, histori, mjekësi, parashikime, ofrim të zgjidhjes së çështjeve edhe të ndërlikuara etj.

Pra!

Prej nga vjen prejardhja e shqiptarëve ChatGPT të jep ketë informacion?

“Prejardhja e shqiptarëve është një temë e diskutueshme dhe nuk është ende e qartë dhe e njohur me saktësi.

Ka shumë teori dhe spekulime të ndryshme rreth origjinës së shqiptarëve, por nuk ka konsensus të plotë ndër shkencëtarët.

Një teori shumë e njohur është se shqiptarët janë një popull i lashtë ilir, i cili ndiqte një kulturë të veçantë dhe fliste një gjuhë ilire. Ilirët ishin një popull indoevropian që jetoi në Ballkanin e shekujve të parë të erës sonë, dhe konsiderohet se shqiptarët kanë trashëgimi nga kjo kulturë.

Një tjetër teori është se shqiptarët janë një komb i formuar nga ndërthurja e ndryshme të popujve dhe kulturave që kanë ndodhur në territorin e sotëm shqiptar nëpër histori, përfshirë ilirët, romakët, bizantinët, normandët, sllavët, osmanët, dhe ndikime të tjera.

Megjithatë, këto teori janë subjekt i studimeve dhe debatit shkencor, dhe ende nuk ka një përgjigje të qartë dhe të pranuar gjerësisht rreth prejardhjes së shqiptarëve. Është e rëndësishme të theksohet se historia dhe prejardhja e një kombi është një fushë e ndërlikuar shkencore që bazohet në burime të ndryshme të të dhënave dhe provave, dhe kërkimet në këtë drejtim vazhdojnë ende.”

OSE!

Nëse pyesim ChatGPT Kush janë paraardhësit e shqiptareve?

“Paraardhësit e shqiptarëve janë një temë komplekse dhe të ndërlikuara, pasi Shqipëria dhe populli shqiptar kanë një histori të gjatë dhe komplekse që ka përfshirë ndikime të ndryshme nga kultura dhe popujt e tjerë në rajon dhe larg.

Në periudhën para-shqiptare, territori i Shqipërisë së sotme ishte i banuar nga shumë popuj të ndryshëm.

Një nga kulturat më të njohura paraardhëse në këtë territor ishin Ilirët, një popull stam i lashtë që konsiderohet si paraardhësit e lashtë të shqiptarëve. Ilirët janë një grup etnik që ka jetuar në këtë rajon rreth shekullit të 3-të deri në shekullin e 1 p.e.s., dhe ka lënë një ndikim të madh kulturor dhe gjuhësor në rajonin e Ballkanit.

Pas periudhës ilire, territori i Shqipërisë u përball me ndryshime të shumta historike dhe invazionet e popujve të tjerë, duke përfshirë romakët, bizantinët, gotikët, sllavët, normanët, osmanët dhe të tjerë. Këto ndikime kanë lënë gjurmë të ndryshme në kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë e shqiptarëve dhe kanë ndikuar në formimin e identitetit të tyre etnik dhe kulturor.

Përveç kësaj, gjatë shekujve të fundit, ndikime të tjera janë ndier në Shqipëri nga popuj të tjerë të rajonit dhe të huaj, duke përfshirë turqit, grekët, italianët, austriakët, dhe të tjerë. Këto ndikime janë reflektuar në gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditat e shqiptarëve në periudhën moderne.

Pra, paraardhësit e shqiptarëve janë një kombinim kompleks i ndryshmeve historike, kulturore dhe etnike që ka ndodhur në këtë rajon gjatë mijëvjeçarëve të fundit. Studimi i tyre është një fushë e ndjeshme e hulumtimit historik dhe antropologjik që vazhdon të jetë subjekt i debatit dhe interpretimit ndër shkencëtarët dhe historianët.”

Imagjinojeni!

Informatat që ta zamë kërkon një njeri në Australi, apo Afrikë e Jugut, apo Kanada, apo edhe Evropë, ndoshta nga të rinjtë edhe në rajon mbi paraardhësit e shqiptarëve dhe origjinën e tyre, marrin këto informata:

Av, av!

“Prejardhja e shqiptarëve është një temë e diskutueshme dhe nuk është ende e qartë dhe e njohur me saktësi.

Ka shumë teori dhe spekulime të ndryshme rreth origjinës së shqiptarëve, por nuk ka konsensus të plotë ndër shkencëtarët.

Pra, paraardhësit e shqiptarëve janë një kombinim kompleks i ndryshmeve historike, kulturore dhe etnike që ka ndodhur në këtë rajon gjatë mijëvjeçarëve të fundit.”

Shtrohet pyetja pastaj këtu?

Dikush dikur pyeste?

Çfarë bën shteti ynë?

Çfarë bën akademia jonë?

Çfarë bëjnë paria intelektuale e Kosovës dhe e Shqipërisë?

Çka me ba me ato libra që i kanë shkru?

Çka me ba me titullin akademik?

Çka me ba me doktoratura e këso gjëra?

Diku ky zhvillim i hovshëm i teknologjisë po merr informata? Personeli që tani më punon në ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj teknologjie marrin literature, furnizojnë ChatGPT, dhe pastaj ajo shpërndan këto histori, gjeografi, farmaci nëpër botë.

Platforma që po parashihet brenda një 10 vejtshi të arrij kulmin e zhvillimit të saj, do të shpërnda këto informata që ose nuk përkojnë me realitetin, ose jashtë kufijve tanë nuk njihet kjo histori e jona!

Në vend që me u gëzuar mbi zhvillimin e hovshëm teknologjik, për shqiptarët po bëhet shqetësim serioz!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush