Me proklamuar tërë kohën se kontributi ndaj atdheut është vazhduar brez pas brezi, e si kontributi ndaj atdheut nuk do të pushojë kurrë, e në anën tjetër me u paguar e me vazhduar me kërkuar duke qenë i pari nëpër debate për rritjen e pagës në një sektor të caktuar, disi duket që nuk shkon!
Nuk shkon hiç aspak!
Vlera e kontributit atdhetar, përkushtimi, sakrifica ndaj atdheut nuk kanë shpërblim, e aq me pak nuk kanë shpagim!
Me provuar pothuajse çdo pozitë shtetërore, qoftë ajo komunale, qoftë ajo qendrore (qeveri), apo qoftë ajo edhe diplomatike (përfaqësues i shtetit nëpër ambasada).
Me shkolluar fëmijët nëpër universitete prestigjioze, vëllezër e familjarë të punësuar nëpër dy e tre vende pune, duke e sorollatur nëpër çdo vrimë shtetërore, e duke u paguar me taksën e qytetarëve nën siglën e një kontributi krejtësisht të vogël e simbolik ndaj vendit, nuk e arsyeton statusin patriotik e atdhedashës!
Babai zyrtar shtetëror, fëmija zyrtar shtetëror. Babai polic, fëmija polic. Babai ushtarak, fëmija ushtarak. Babai profesor, fëmija profesor. Babai gjyqtar, fëmija gjyqtar. Babai mjek, fëmija mjek, Babai mësues, fëmija mësues.
Çfarë koincidence!
Dhe pastaj thirrja në traditë kundrejt kontribut dhënies ndaj shtetit sikur po e humb kuptimin, dhe po personalizohet tej mase shërbimi ndaj atdheut, plus kur kësaj i shtojmë edhe pagesën, atëherë prekim majat e interesit!
Po dua të kontribuoj për vendin, për atdheun. Dua të behëm patriot, atdhetar, veprimtar, mbrojtës i vendit, shërbyes i devotshëm i republikës, por vetëm se ama duhet me’ m paguar!
Nejse!
Angazhimin për vendin, për kombin e atdheun secili nga ne që e kemi bërë, e kemi pasur borxh dje. Sot e kemi obligim për të ndërtuar të ardhmen e brezave!
Sepse, po behët teori rutinë që: secili që do të kontribuon për atdheun, qoftë ushtarak, qoftë polic, qoftë zyrtar qeveritar, qoftë zyrtar komunal, qoftë diplomat e zyrtar përfaqësues i shtetit, taksapagues, personel arsimor etj. Të paguhen për atë që praktikisht e kemi borxh ndaj vendit, ndaj atdheut!
Po dua të bëhem patriot e atdhedashës, e kontribut dhënës ndaj vendit, po dua shpërblim për atë që kam bërë dikur, e të paguhem për këtë që po bëj sot!
Qasja e gabuar që duket me tendencë vazhdimi, po e sjell vendin në një situatë që çdo e arritur e vërtetë dhe kontribut dhënëse reale po shndërrohet në hije, duke anuar nga një logjikë që çdo gjë që bën për atdheun, duhet të paguhesh!
Atëherë terminologjia patriot, atdhedashës, veprimtar etj., nuk mban epitetin e duhur!
Privilegjet prej momentit që paguhemi për atë që bëjmë, nuk mund të vazhdohen më tej!
Kryen një shërbim që kërkon republika nga ti, për atë shërbim paguhesh!
Prandaj nderi i secilit në vend të vetin
Atdheu përveç që duhet me të shpërblye e me të paguar, duhet me i bë nderime. duhet edhe me dashtë!
It’s simple that!
____
ESH
____________
publikime.com