• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndonjëherë është e vështirë të hapësh dorën, por duhet

ByEmrush

Feb 7, 2023

“Nuk ka kuptim të vazhdoni të bëni të njëjtën gjë dhe të prisni për rezultate të ndryshme” kishte porositur Einstein”.

Aq shumë kishte lënë porosi ky gjeniu Einstein, saqë ne sërish vejmë në mëdyshje kur sjellim si përkujtesë thëniet e tij.

Ai shumicën e apologjive i kishte të përjetuara, disa të lexuara, disa të tjera nga ecja, pastaj tjerat nga shoqërimi me njerëz, disa tjera nga shkenca e kështu me radhë.

Pra!

Është më se e kjartë, këtë gjë të gjithë e dimë, porse se jemi bërë imun ndaj asaj që ne nuk bën të na thuhet e vërteta, ne duhet të na thuhet një gënjeshtër, por e stilizuar dhe mbështjellë mirë që të duket si e vërtetë. Sepse të gjithë bëhemi “kinse”, duke e përdorur frazën tjetër “kysmet”.

Ne e kemi përsëritur për të satën herë se: nuk mund t’i zgjedhim problemet nëse i përdorim mjetet dhe njerëzit të cilët i kanë krijuar ato.

Prandaj, shpesh herë vijmë në konkludim se për të krijuar bazën e mirëfilltë të mirë dhe të denjë për një shtet ku do të sundonte ligji e drejtësia. E ku mirëqenia sociale e shoqërore do të rritej në nivelet më të larta të një shoqërie, do të duhej gjërat e ngritura mbrapshtë dhe keq të korrigjohen dhe riparohen. Aty ku nuk mund të riparohen dhe korrigjohen le të bëhet, aty ku nuk ka mundësi riparimi e korrigjimi le të prishen dhe të fillohet ndërtimi i tyre nga e para, pra nga fillimi.

Arkitektët e kishin një shprehje interesant!

Kur ata të bëjnë projektin për një objekt, krejtësisht ata punën për një siguri të lartë të atij objekti e kishin të baza.

Pra, nëse baza vendoset dhe është e mirë sipas tyre, atëherë të lejojnë që të shkosh me kate lartë, 9,  10,  11 e kështu me radhë.


Mirëpo, nëse baza është e ligsht për shkakun profesional që ata e kanë paraparë nga rreziqe të ndryshme, atëherë të thonë kujdes, mbi këtë bazë mund të shkosh deri 3 eventualisht 4 kate.

Të në duket që baza ka qenë për 3, 4 kate, por ne kemi dal jashtë thirrjes së profesionistëve, kemi dal me bazën e 3 kateve në 10 kate.

Rreziku është imanentë.

Intervenimi është urgjencë!

Dhe si rrjedhojë do të mbetemi peng i së kaluarës duke mos pasur njohuri pir të ardhmen, as si ta korrigjojmë, e as si të riparojmë!

E as si të zhvillojmë ekonominë dhe mirëqenien sociale shoqërore e arsimore të qytetarëve.

Duket që sërish ramë në gropë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush