- Anëtarësimi i Kosovës në OKB
- Anëtarësimi i Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar përfshirë, UNESCO, Interpol, etj.)
- Njohja e Kosovës nga pesë shtetet Evropiane.
- Anëtarësimi i Kosovës në NATO
- Pranimi i Kosovës në Këshillin Evropian
- Pranimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë
- Pranimi i Kosovës në Bashkimin Evropian
- Pranimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
- Sigurinë se Asociacioni i komunave serbe do të respektoj integritetin, sovranitetin territorial dhe kushtetutën e Kosovës
- Dhe si fund njohjen e Kosovës nga Serbia.
Praktikisht, Kosovës nuk i ofrohet asnjë nga këto që i cekem më lartë, kurse presioni kërcënues mbi vendin tonë nuk ka të reshtur!
Por, jo, ja!
Siç ka qenë avazi i vjetër. Merr nënshkruaj dhe mos thuaj asgjë!
Mos lexo, mos kërko. Hiç bash hiç asgjë!
Nënshkruaj, në do të ju garantojmë fitore në zgjedhjet e ardhshme. Dhe kush i ka organizuar, mbështetur dhe siguruar këto zgjedhje, OSCE. Një organizatë të cilën Kosovën se ka pranuar si pjesë të saj!
Nejse!
Duket që disponimi ndërkombëtarë është që çdo gjë ta realizoj në Kosovë me kërcënime e duke ecur rrugës së interesave të tyre.
- Pranimin e Pakos së Ahtisarit nën kërcenim
- Demarkacioni me Maqedoninë nën kërcenim
- Pranimin e listës serbe si një subjekt të vetëm në hierarkinë më të lartë të shtetit (një sistemi partiak, më zi se në komunizëm), nën kërcenim.
- Demarkacioni me Malin e Zi nën kërcenim
- Krijimin e Gjykatës speciale nën kërcenim
- Arrestimin e krerëve më të lartë të vendit nën kërcenim (u barazua viktima me agresorin).
- Krijimin e asociacionit nën kërcenim.
Atëherë kur fillon me kërkesa ti, atëherë ti je desktruktivi, je problematiku!
Eh, me thoshte njëri një shprehje barbare e banale të dëgjuar në popull “se me demek unë të çlirova, unë bëjë çka duash”.
Mirë është pak më ndryshe, po nejse!
____
ESH
____________
publikime.com