• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Jetë pa dinjitet, qëndrim horizontal

ByEmrush

Nov 24, 2022

Karakteri i fortë nuk është vetëm proces i lindur, por ai është shpërfaqje jetësore për një person me moral të lartë, dinjitet të theksuar dhe me një vetëbesim të pa krahasuar.

Vlera ose karakteri i një njeriu dinak, nuk manifestohet gjithmonë lehtësisht që ti mund ta kuptosh rëndësinë që shfaq. Por karakteri i një njeriu qëndron në akte me rendësi të vogla, ku një shprehje delikate apo lëvizje jo e zakonshme, tregon në fakt karakterin e vërtetë. Një njeri më dinjitet dhe karakter të fortë është ajo çfarë bën, përderisa mendon që askush nuk të sheh.

Nejse!

Një miku im tregonte se si njëherë ishin në një simpozium të organizuar në Durrës të Shqipërisë, ishin mbledhur mjekës të lëmive të ndryshme për të ndjekur ligjërata të caktuara nga mjek e specialist botëror si: Holandez, Italian, Zviceran, Amerikan etj.

Eh, po!

Pas një kohë relativisht të lodhshme së qëndruari ulur duke ndjekur prezantime të ndryshme shkencore nga profesionist shëndetësor nga  vise të ndryshme të botës, dalin në drekë.

Por jo në kohën e drekës për shkakun se kishin ngelur duke dëgjuar profesionist tek shpalosnin të arriturat e tyre në lëminë shkencore të mjekësisë.

Një mjeke (femër) ishte ulur në tavolinën prej shumë vetave që ishin ndarë në tavolina të caktuara, dhe po drekonin.

Mjekët, disa prej tyre filluan të tregojnë barsoleta (vica). Në të shumtën e vicave që tregoheshin shumica prej tyre ishin viza që preknin tema seksuale, (si thuhet silleshin rreth uqkurit).

Dikush tregonte barsoletën, vet tregonte dhe vet qeshte, nganjëherë miqtë e tij i bënin qejfin dhe qeshnin me vicat e tyre.

Kjo mjekja filloi ti paketoj gjërat që i kishte hedhur mbi tavolinën (telefonin, fletoren, notesin, lapsin etj.) dhe po i fut në çantën e saj?

Çfarë bën po e pyet ky miku atë?

Niveli i sjelljeve të njerëzve dhe bisedave të tyre është jashtë asaj që karakteri im mund të pranon!

Unë nuk mund të qëndroj në një ambient ku ka biseda të tilla?

Dhe bëri hapin duke u larguar nga tavolina mjekja?

Prandaj!

Karakteri nuk është diçka që me të cilin keni lindur dhe nuk mund të ndryshohet, ashtu si shenjat e gishtave. Është diçka që me të cilën nuk keni lindur dhe duhet të merni përgjegjësinë për ta formuar dhe ruajtur atë karshi pjesës tjetër shpirtërore që keni pranuar të jetoni jetën.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush