• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Të mirat e përbashkëta dhe ndarja selektive e tyre

ByEmrush

Nov 1, 2022

83 mijë shërbyes civil që paguhen nga taksapaguesit e Republikës, vazhdojnë të konsiderohen të privilegjuarit e cilit do autoritet që po qeverisë me këtë vend.

Shërbyesve civili këtyre ditëve iu shtuar pagës së tyre edhe një pjesë tjetër ndihme nga shteti i Kosovës.

Pra, ju mund edhe të mos punoni, mund edhe të bojkotoni vendin e punës, mund edhe ta sabotoni, po ashtu mund edhe të grevoni, do si do në fund ju sërish do të shpërbleheni, e për rrjedhojë as nuk do të ndëshkoheni, sepse nuk mund të ndëshkoheni se ju mbron ligji dhe kushtetuta.

Pjesa tjetër e shërbyesve, apo punëtorëve nga sektori privat e që janë mbi 450 mijë persona, vazhdojnë të diskriminohen nga mënyra të ndryshme, duke u nisur nga përjashtimi i çdo nisme për ti futur nën ombrellën e shtetit, e për të vazhduar me përfshirjen e tyre në kontratën e kolektive, pagesën e udhëtimeve, shujtat ditore, shtesat, e deri aty ku shteti ju dorëzon në llogari bankare nga 50 euro atyre që janë pjesë e sektorit publik.

Praktikisht, shteti vazhdon të shikoj më syrin e armikut sektorin privat, sektorin nga ku rrit performancën dhe shton buxhetin e arkën e shtetit.

Merr nga sektori privat, tatimin, taksën, tvsh, akcizën, doganën, e kështu me radhë, e përformo në mënyra të ndryshme si me ju rrit performancën dhe mirëqenien sociale e jetësore atyre nga sektori publik.

Atyre, që të shohim më në analizë shtetin tonë, nuk kemi ndonjë zhvillim të theksuar në asnjë resor qeveritar po thuajse.

Me theks të veçantë mund të konkludojmë se arsimi, shëndetësia, siguria, transparenca, luftimi i nepotizmit, shpërndarja e subvencioneve, punësimi partiak, injorimi i profesionistëve  e kështu me radhë, skena të tilla vazhdojnë të na sillen vërdallë nga koha në kohë, nga qeveria në qeveri.

Realitetin që ne sot po e jetojmë nuk do të mund të zbukuron e hijeshon në të ardhmen askush. Sepse katrahurën e krijuar ndër vite  në këtë shtet e kanë ndjerë dhe po e ndjejnë pjesa dërrmuese e qytetarëve e duke i bërë ata të ndjejnë urrejtje ndaj vendit ku jetojnë.

Për shkakun se shteti vazhdon të ndjehet privilegj për një pjesë të caktuar të qytetarëve, duke atribuuar vazhdimësinë e atyre që kishin trasuar më herët këtë avaz.

Shihet se një uverturë e tillë që do të na përcjell edhe në të ardhmen, ose deri sa të del një qeveri që do të kuptoj rëndësinë që shteti dhe organet e tija nuk janë privilegje, por janë përgjegjësi para çdo qytetari që ka vendosur të jeton aty, qoftë ai edhe i huaj (në ardhtë najherë).

Sepse!

Duket që në këtë vend të mirat publike, diçka që është e përbashkët e të gjithëve, nuk jetësohet te pjesa dërmuese e popullatës.

Por, vazhdon me pjesën “elitare”  që e konsiderojnë veten ata që vijnë nga pjesa publike e shtetërore, të jenë përfituesit kryesor e të gjithhershëm nga secila shtrirje dore e shtetit kundrejt qytetarëve të vendit.

Edhe ashtu për disa muaj, do të flasim nga një kënd tjetër nëse vazhdon ky migrim i qytetarëve!

“S’ di si nuk po ikën nga vendi asnjë nën punës nga sektori publik, asnjë drejtor, zëvendës apo ministër” më tha një ditë një miku im?!

Shprehja e famshme ndër shqiptarë “hajt se bahet mirë”, do të përmbyllte çdo pakënaqësi që mundemi ta kemi?

Nëse nuk e thua publikisht, atëherë bëjë këtë kështu ndër veti, thuaje vet me veti.

____

ESH

___________

publikime.com

By Emrush