• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pagesa për mësuesit, po apo jo?

ByEmrush

Oct 6, 2022

Sido që të jetë të jemi realist!

Të gjykojmë në mënyrë subjektive!

  • Me u pagua komplet lista serbe me anëtarët e saj nëpër institucionet e republikës, e leje që nuk shkojnë kurrë në punë ata, por punojnë natë e ditë kundër shtetësisë sonë!
  • Me ju pagua rryma serbëve pa faleminers hiç qe 22 vite…
  • Me u pagua deputetet serb pa shkua nëpër seanca hiç…
  • Me ju pagua zyrtarëve, deputetëve shqiptarë garderoba, telefonat, derivatet pa fol kurrë në parlament e në qeveri disa…
  • Administrata, ndërmarrje publike, institucione e agjencione, që s’po i listojmë krejta se shkon listë e gjatë…

Vetëm se!

Tash, ne kemi vendos në mënyrë arbitrare më zbatua ligjin pikë për pikë. Ne erdhëm në një moment, që pas tërë këtyre pikave që shkrujta më lartë, e gjetëm me zbatua ligjin te mësimdhënësit, vetëm te ta?

Mos t’ia nxjerrim fundin kishte me thënë një miku im!

A kemi mësues që duhet të filtrohen, kemi po!

Sportist, muzicient, mjeshtër, teneqegjinjë, arkitekt, kontabilist e çka jo tjetër nga radhët e mësueseve punojnë punë të dytë, bile në shumë raste as që e kanë primare punën në arsim. Disa nga ta edhe do të gëzoheshin nëse greva do të vazhdonte..

Por, nëse nuk mundemi ta ndajmë si thuhet “shapin nga sheqeri” ateherë, duhet që pagat të lëshohen pa ekuivokë, dhe pa tëholluar gjërat!

Tek e fundit, nëse SBASHK-u ndëshkonte nxënësit për të arritur qëllimet e tija, qeveria nuk duhet ndëshkuar mësuesit për të qortuar dhe disiplinuar SBASHK-un.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush