Kur i sheh dhe përcjell rrjetet sociale me rastin e fillimit të procesit mësimor, e vëren se sa jemi futur në mëkate më fëmijët tanë, që plotësisht dhe padrejtësisht të pafajshëm, që ishin përfshirë në mesin e atyre që synonin realizmin e objektivave të tyre.
Kur shohim si përfundim, çfarë kush dhe çka fitoi, rezultatet dalin tërësisht humbje për të gjitha palët!
Pra, Sindikata bëri tërheqje pa ndonjë rezultat, shteti ishte bllokuar pothuajse, nxënësit kishin mbetur pa mësim, e mësuesi ishte ai që figura e tij më shumti u degradua në tërë këtë proces.
Të gjithë humbës me një fjalë!
Disi e kujtoj në shkollën fillore mësohej një tregim mbi atë se “fiton mendja, jo fuqia”, pas kaq vitesh të vjen të pyesësh?
Si nuk qëlloi, e si nuk doli një mendje e mençur në tërë këtë katrahurë?
Sido që të jetë, mësuesi duhet paguar, edhe atë pa humbur kohë! ____
ESH
____________