Njëherë dikur më moti, ishim në panairin “GlobalTech Summit Lausanne”, nga të pranishmit flitej në vazhdimësi mbi teknologjinë dhe rrjedhat që vinin përmes shpikjeve të reja teknologjike si në mjekësi, shkencë, laboratorë, telefonin GSM, industrinë e internetit etj.
Njëri nga prezantuesit shpërfaqi një gjë që dukej se shumë nga të pranishmit nuk e kishin pasur as në mendje!
“Ju duhet të pyesni veten”, vazhdoi ai. “Çfarë është ajo që lidh Amerikën me Evropën si dy kontinentet më të zhvilluara dhe demokratike përmes tokës?!”
“Kabllo i internetit, interneti të nderuar pjesëmarrës, është e vetmja gjë që lidh Amerikën me Evropën. Nuk e lidhin as urat, e as tunelet, e as autostradat e hekurudhat”.
Interneti, kablli i internetit është ajo që lidh Amerikën me Evropën”, përfundoi ai!
Autoritet në Rusi duken që tani më po dalin jashtë kontrollit, si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, ata nuk e kishin menduar që bota do të vihej në lëvizje kundër tyre në të gjitha segmentet, përfshirë rezistencën Ukrainase dhe ndihmën ushtarake në të gjithë fushat që i dhanë perëndimorët. Sanksionet ekonomike, ikja e investitorëve nga Rusia, dhe ngritja e një blloku të përgjithshëm kundrejt Rusisë, ka bërë që ajo tashmë të duket si një ari i plagosur rëndë!
Para disa ditëve mendohet se rusët shpërthyen gypat e gazit që vijnë nga Danimarka drejt Gjermanisë, edhe gypat nordstream 1 që vijnë nga Rusia, por edhe gypat me gazin që vinte nga Danimarka mendohet që ata shpërthyen.
Tani më, Rusët janë të përgatitur për të krijuar edhe një avari tjetër në zhvillimin e një bote normale siç është investuar deri më tani.
Ata kanë kërcënuar se do të presin lidhjen e vetme tokësore në mes Amerikës dhe Evropës, rrjedhimisht në mes Amerikës dhe botës.
Në media botërore sot po shfaqet brenda se Putin mund të presë kabllot e rrjetit të internetit, duke shkaktuar ndërprerje të përgjithshme të shërbimeve të komunikimit në Evropë.
Çka nuk mund të pritet nga një i çmendur!
____
ESH
___________
publikime.com