• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Sinkronizimi i politikave Kosovaro-Amerikane!

ByEmrush

Aug 6, 2022

Duket një koordinim me bazë në mes autoriteteve në Kosovë dhe atyre të Amerikës.

Për më pak se dy vite, Amerika kthehet defintivisht si faktor kyç dhe vendimtar në çështjen e zgjedhjes së problemit Kosovë – Serbi.

Sinkronizimi i qëndrimeve në relacionin ShBA-Kosove dhe ofrimit të zgjidhjes si pjesë në vazhdimin e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, duket që ka marr epilogun përfundimtar.

Për më shumë se 10 vite Amerika gati po thuajse ishte përjashtuar në negociatat që zhvilloheshin në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo edhe ka bërë që pasojat e atyre negociatave që nënshkruheshin si në akull, të ndjejmë edhe sot, gjithnjë në dëm të Kosovës dhe interesave të shtetësisë sonë.

Po thuajse asnjë marrëveshje nuk ishte zbatuar nga ana serbe, mirëpo trysnia Evropiane bëhej ndaj Kosovës, që më shumë dukej si shantazh ndaj udhëheqësve tanë, se që në fakt ndihmonin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve Evropiane.

Kjo për më shumë ua pa në ditarin e “The Economist” që pasi përfundoi mandatin e saj të tretë me radhë, kancelaria Gjermane që shqiptarët kishin pritur shumë nga ajo, plotësisht kishte pasur qëndrim dekurajues ndaj Kosovës.

Investimet e mëdha ishin bërë në Serbi, dhe kompani të tëra të zhvillimit dhe prodhimit kishin zhvendosur filialet e tyre në serbi, duke tërhequr në vazhdimësi “karamele” për Serbinë, dhe ofrimin e panumërt të favoreve ndaj udhëheqjes serbe, mirëpo duke mos i kërkuar asnjë llogari, dhe duke mos i bërë as më të voglin presion!

Autoritetet Amerikane vëzhgonin si anash, dhe plotësisht për të mos pasur edhe përzierjen Ruse në këto bisedime, Evropianët shfrytëzuan me mjeshtri këtë vakum, të cilin e përdoren në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës.

Kosova, tani më po merr verdiktin e saj, dhe po kthehet sërish në agjendën Amerikane, si i vetmi faktor që do të jetë garantues në tavolinën çfarëdo që do të nënshkruhet tutje.

Amerikanët do të jenë garantues në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Qeveria e re kur kishte ardhur në pushtet në vitin 2021 kishte thënë se:

  1. Nuk duhet të negociohet për statusin e Kosovës.
  2. Nuk duhet të lejohet asociacioni që bie në kundërshtim me kushtetutën.
  3. Nuk duhet të krijohen probleme në funksionalizimin e Kosovës dhe institucioneve të saja.
  4. Dhe nuk duhet të ketë shtet brenda shtetit.

Autoritet Amerikane tashmë po e theksojnë të njejtën gjë:

  1. Nuk duhet të negociohet për statusin e Kosovës.
  2. Nuk duhet të lejohet asociacioni që bie në kundërshtim me kushtetutën.
  3. Nuk duhet të krijohen probleme në funksionalizimin e Kosovës dhe institucioneve të saja.
  4. Dhe nuk duhet të ketë shtet brenda shtetit

Vetëm se në fakt!

Shqiptarët (ish qeveritarët) ishin ata që kishin nënshkruar të gjitha këto, që sot po i ndodhin Republikës së Kosovës, në realitet kishin nënshkruar zhbërjen e shtetit tonë, për të cilin aq shumë kishin proklamuar që e kishin krijuar këtë shtet!

Kishin krijuar një republikë gjysmë, individuale, të leckosur dhe të izoluar nga bota!

Shpëto çfarë mund të shpëtohet!

Long life USA!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush