• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Udhëheqësit  vazhdojnë të pasurohen nga taksapaguesit!

ByEmrush

Jul 29, 2022

Paramendojeni!

Ka një kohë që ne flasim mbi parimin e anësisë kundrejt një pjese të qytetarëve ndaj një tjetre!?

Ka një kohë që shkruajmë e piskatim se si ka mundësi që shteti në vazhdimësi të kronologjisë së ekzistencës së tij të mendon ditë e natë duke lëvizur çdo gurë si thuhet vetëm e vetëm për ti kënaq 85 mijë nënpunësit apo shërbyesit civil shtetëror?

550 mijë njerëz vijnë nga sektori privat që kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, e shteti mendjen te të tjerët normalisht?!

200 mijë biznese të regjistruara me mbi 130 mijë që janë aktive, e që kontribuojnë në mbajtjen dhe rritjen e buxhetit të shtetit, ata askush as nuk i konsulton, e aq më pak që ti fut në agjendën e politikave të shtetit?!

Ky shtet sikur të ishte i huaji për një pjesë të qytetarëve?!

Kemi thënë edhe më herët, dhe vazhdojmë ta potencojmë se përderisa shteti i sheh vetëm shërbyesit civil, pra ata që janë në punë të shtetit si pjesë të tij, aty shtet nuk do të ndërtohet, e aq më shumë me keqardhje thuhet se, nëse vazhdohet me këtë mendësi, shtet nuk do të ketë?

Secili që ka shkelur mbi djersën e atij që kontribuon për shtet me gjak, mund dhe djerse, nuk do të triumfoj!?

Sepse, gjaku, mundi dhe djersa, nuk humbin kurrë!

Imagjinoni?!

Kërkohet siguria e vendit, e polici paguhet 500 euro, pesë herë më pak se, ta zamë një kryetar i kuvendit, ose 4 më pak se një ministër apo deputet.

Kërkohet mbrojtja e atdheut, atëherë kur në flemë lirë dhe rehatshëm, ushtari paguhet 480 euro, pesë herë e gjysmë më pak se një kryetar kuvendi, apo 6 herë më pak se një ministër apo deputet!?

Kërkohet rritja e cilësisë në arsim, ku një mësues është baza e të gjithë këtyre kategorive që janë të listuar në ngritjen e pagave.

Pra, kryetarit, kryeministrit, deputetit, ministrit, kryetarit gjykatës, gjykatësit, prokurorit, zëvendës ministrit!

Praktikisht, një mësues do të paguhet 5 apo 4 herë më pak se këta që janë në listë!

Çfarë me thënë më shumë, kur sigurisht do të ishte më mirë sikur të ishte bërë vlerësimi mbi përgjegjësinë dhe rëndësinë e punës, se sa të rangohen pagat duke u bazuar vetëm në kriteret e atyre kategorive që ishin dhe janë në pushtet!?

Vetëm ta dini se (sipas publikimit të listës për ngritjen e pagave) një zëvendës ministër do ta ketë pagën më të lartë se: mjeku specialist, profesori, mësuesi, polici, ushtari, zjarrfikësi.

A vlen me shpenzua shkronja edhe me tej për me shkruar gjendjen se si është katandisur vendi?

Si ishte ajo, Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat!

Mirë thuhej nga njëri se; qeveritë e Kosovës në vazhdimësi, as gjumë nuk bëjnë për të punuar për popullin, mirëpo punët i rregullojnë për vete?!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush