• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Injoranca dhe mëria shqiptare

ByEmrush

Jul 27, 2022

“Open Ballkan” sjell gjenocide të reja thotë Presidenti i Malit të Zi, malazezi Milo Gjukanoviq.!

Ai vazhdon më tej duke se thënë se kjo iniciativë është nisur nga Serbia dhe ka për qëllim ndryshimin e kufijve dhe homogjenizimin etnik dhe FETAR brenda këtij rajoni!

Kurse shqiptari KM i Mali të Zi rreshtohet kundër etnisë së vet, është vërtetë shqetësueses se si shqiptarët le që nuk kanë vizion politik për të ardhmen e tyre, duke zhvilluar politika afatgjata, por përkundrazi ata rreshtohet krejtësisht në dëm të çështjes së tyre etnike dhe kombëtare!

  1. Shqiptarët në Mal të Zi që përbehen nga 600 mijë banorët me 40 mijë shqiptar, që i bie afërsisht 7%, rreshtohen kundër vetes së tyre dhe Kosovës.
  2. Maqedonia me mbi 2 milion banorë, me 600 mijë shqiptarë që i bie afërsisht 30%, rreshtohen kundër vetes së tyre dhe Kosovës?
  3. Shqipëria me afër 3 milion banor, me 2.5 milion shqiptarë që i bie mbi 83% shqiptarë, rreshtohen kundër vetes së tyre dhe Kosovës.

Të gjithë popujt përreth nesh, janë ndërtuar dhe ngritur nën rrënojat e trojeve shqiptare. Ata kanë ekzistuar duke pushtuar, vrarë dhe dëbuar shqiptarët!

Të gjithë popujt përreth nesh, tërë mekanizmat e tyre jetësor, social, akademik, politik, arsimor, ushtarak, fetar, historik e arkeologjik, punojnë në interes të shteti dhe bërjes së tyre!

Të gjitha i vënë në funksion të propagandës dhe ruajtjes së shteteve të tyre!

Shqiptarët sërish punojnë për interesin e tyre, pra jo pwr veten e interesin e tyre!

Duhet dalë një Malazez për të thënë se:


 “Ballkani i Hapur” përfundon me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e për më tepër e shpie rajonin në luftë.

“Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera”, përfundon Milo Gjukanoviq.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush