Për 20 vite me radhë sovraniteti i vendit nuk ishte arritur të shtrihet në veriun e vendit tonë. Po ashtu për më shumë se dy dekada asnjë autoritet nuk kishte arritur të ushtroj kontrollin as ekonomik , as atë të sigurisë e as të energjisë e doganave!
Heshturazi ishte pranuar si pjesë e ndarë nga Republika e Kosovës. Hynin e dilnin mallrat askush nuk i tatonte. Hapeshin e mbylleshin biznese askush nuk arrinte ti regjistronte, e aq më pak ti fiskalizonte. Andej asgjë nga legjislacioni i Republikës sonë nuk funksiononte.
Sot gjërat duket që kanë ndryshuar!
Puna është ngushtuar për matrapazët dhe politikën shoviniste serbe.
Me hangër më dy lugë si thotë populli nuk munden mw. Komuniteti serb një pakicë e tyre, edhe po qëndrojmë në institucionet e Kosovës, edhe po dalim në zgjedhje të Kosovës, edhe të Serbisë, edhe nuk po dëshirojmë të jemi pjesë e Kosovës nuk shkon më!
Po thuajse u vë një PIKË gati!
Praktikisht ajo pjesa veriore e vendit tani më duket që është verë nën kontrollin e autoriteteve të Republikës së Kosovës.
Janë shpërbë disa grupe kriminale, është luftuar në një masë të madhe krimi kibernetik dhe ekonomik.
Janë instaluar disa nga institucionet e Republikës, organet e sigurisë tani më janë të stacionuara dhe patrullojnë normalisht si në territorin tjetër të vendit.
Ditëve në vijim pritet marrja e pëlqimit dhe autorizimi nga KFOR-i që Ushtria e Kosovës të patrulloj rrezen e kufirit deri në vijën ndarëse shtetërore me Serbinë problematike.
Disa që kishin shfrytëzuar pushtetin në të kaluarën jo për zhvillimin e vendit e zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, po vazhdojnë të krokasin duke thënë që ne nuk kemi mundur për 20 vite të bëjmë asgjë, por as ju nuk keni bërë asgjë për një (1) vit.
Kurse në fakt puna një (1) vjeçare, dëshmon në terren dhe plotëson punën 20 vjeçare të disa injorantëve!
____
ESH
___________
publikime.com