Megalomania e KM shqiptar nëpër Evropë dhe piskama e tij kundrejt vendeve të BE-së, gjason shumë me sjellje e Isa Boletinit kur thuhet se kishte shkuar në Londër, dhe ishte prezantuar në konferencën e Londrës, e duke mos e dorëzuar revolen.
Në fakt njërën revole e kishte dorëzuar, pasi e kishin kontrolluar garda, e tjetrën e kishte mbajtur të fshehur në trup.
Imagjinoje, shqipja dy revole në Londër, në vendin ku u vendos më pas copëtimi i trojeve shqiptare.
Nejse!
Me mentalitetin e shfaqur si retorikë e ashpër të një gjuhe aspak diplomatike, e që nuk përkon as me kulturën shqiptare, e aq më pak me atë Evropiane, KM shqiptar bërtiste majtas e djathtas, sa kishte përzier edhe temat, sa thoshte një shtet ka kidnapuar dhe ka bllokuar dy shtete për mos hapjen e negociatave në BE-në, e pastaj kthehej dhe thoshte dy vende të NATO-s, gjë që duket që shqiptarët akoma nuk mund ta ndajnë Bashkimin Evropian nga NATO-ja, kjo nuk është hera e parë, e as personaliteti i parë, që e bëjnë këtë gabim!
Nejse, edhe kjo!
KM shqiptar kishte marrë guximin ashtu si i frustruar dhe tejet nervoz të ju bërtiste anëtarëve të BE-së edhe për Kosovën.
Kjo ishte kulmi, edhe pse Kosova kishte përfaqësuesit e saj, e ku atje kishin qenë edhe KM i Kosovës, edhe Presidentja e Kosovës.
Mirëpo ai shfryji mllefin e tij që kishte ndaj mundësisë që nuk mori datën për hapjen e negociatave, në kurrizin e Kosovës.
Pra, ai qajti me lot përpjetë për qytetarët e Kosovës thonë këndej kah ne!
Nejse, nejse edhe kjo!
Ai duket që “futi therën në këmbë të shnosh” me bullgarët. Bullgarët nuk e kanë hallin e as problemin me Shqipërinë e as me Kosovën, e as me shqiptarët në Përgjithësi, duke i konsideruar ata miq të vërtetë në rajon.
KM Bullgar shton: “Nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie. Gurët e tëmthit në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit.
Politikanët largohen. Kombet mbesin. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i një politikani. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve tona të bëhen peng i ekscentritetit të kryeministrit aktual shqiptar”, përfundon KM Bullgar.
Praktikisht, KM shqiptar në vend që të shfrytëzoj momentumin për rritjen e presionit mbi autoritetet Maqedonase për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, ai pozicionohet krejtësisht pa logjikë!
Nejse, edhe kjo nejse!
Ama kjo e fundit nuk kalohet!
Assesi!
Sipas përllogaritjeve nga Bashkimi Evropian, duke u bazuar në standardin e shteteve Evropiane, për të arritur atë rajonit i duhet edhe qindra vite!
Shqipërisë në këtë rast, për shkakun që ne nuk e kuptonim arsyen se bërtiste KM nëpër Evropë është se për të qenë Shqipëria e barabartë me mënyrën e jetesës dhe të arriturave në shtetet e BE-së, duhet edhe 48 vite për të arritur ketë gjë.
Serbia edhe 40 vite, Maqedonia po ashtu edhe 40 vite, Mali i Zi edhe 38 vite që është e ranguar më së miri në rajon, Kosova edhe 62 vite, e si përfundim pa lidhje, Bosnjës i duhet edhe 68 vite ti bashkohen BE-së nëse do të ecnin me këtë ritëm të përmbushjes së kritereve drejt BE-së!
Ani Kosova 62 vite do ti duhen për të arritur standardin Evropian thuhet në grafikonin poshtë!
Me mentalitetin e kësaj shoqërie, jo 62 vite, por më së paku 90 vite e andej do të duhen!
____
ESH
___________
publikime.com
[PS: Kjo fraza e lotëve të krokodilit, bazuar në mitologji thuhet se: Krokodili kur nxënë prenë (viktimën), e duke e ngrenë atë shfaq lotët, pra duke e hangër prenë e vet, i shihen lotët!]