Jo zyrtarisht mësohet se trust ka rënë në aksione, dhe si rrjedhojë e kësaj mendohet se janë humbur sërish miliona euro, nëpër të gjitha berzat kah janë të shpërndara parat e qytetarëve të Kosovës, të mbledhura detyrimisht nën siglën e fondit pensional.
Fondi i Kursimeve Pensionale me gjithë rritjen që ka nëpër aksione, asnjëherë nuk ju shton vlerës së llogarisë të klientëve të saj, kurse atëherë kur fondi pëson humbje në aksione, atëherë ju heq nga llogaria qytetarëve, duke ju varfëruar llogarinë shpesh me mbi 3% deri nw 9%.
Dhe asnjëherë nuk i kompenson, e për rrjedhojë as nuk i njofton kur ka humbje, e as kur ka fitim.
Nuk i njofton as atëherë shtrihet nëpër aksione të ndryshme duke përcjellur trendin e produkteve financiare!
Në 6 mujorin e parë të vitit 2021 Trust kishte arritur të inkason të hyra fitimprurëse nga aksione për më shumë se 108 milion euro, duke bëre që asestet e fondit të rriten me 177 milion euro, duke rritur kështu llogarinë e Fondit Pensional të Kursimeve në 2.35 miliard Euro.
Viti 2021 Trust (Fondi Pensional i Kosovës) kishte përmbyllur vitin më fitime të mira rrjedhëse financiare.
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) e përmbylli vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto që kapi shumën prej +227 milionë euro.
Kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit të institucionit. Ndërsa rritja e çmimit të njësisë për këtë vit ishte 10.65%, krahasuar me rritjen prej +3.03% për vitin 2020. (trusti punkt org)
6 mujori i vitit 2022 nuk duket që shkoi edhe aq mirë, dhe kjo për pasoje që mjetet duket që nuk janë lëvizur sipas tregut!
Kjo do të jetë edhe një alibi se me lëvizjet në botë, dhe rënia e theksuar në tregjet financiare, Trus (FKPK) do të pëson humbje në vazhdimësi.
Në total mjetet pensionale u rritën me 365 milionë euro në vitin 2021, duke shkuar në 2.35 miliardë euro. Në fund të 2021-s rreth 77% e mjeteve nën menaxhim ishin të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, kurse pjesa tjetër në Kosovë – sipas kritereve të përcaktuara me ligj.
Investimet në tregjet financiare ndërkombëtare vazhdojnë të kontribuojnë me rreth 95% në totalin e performancës investuese.
Në vitin 2022 rënia për njësi kishte shkuar në 6.85%, dhe shuma e humbjeve mund të llogaritet disa miliona euro.
Atëherë!
Kur po fitohet me kursimet tona në fondin pensional, duket që vetëm një rreth i ngushtë po i ndajnë fitimet!
Kurse kur po humbet nga kursimet tona nga fondi pensional, atëherë humbjet po shpërndahen te qytetarët, duke i bërë ata hisedar në humbje, por jo edhe në fitime!
Shteti i Kosovës, dhe qeveria e saj duhet ti tërheqin investimet nga berzat dhe organizatat financiare, duke mos lejuar të dëmtohen qytetarët, dhe ai që është i detyruar të zbraz mjete financiare në atë fond.
Ose, të ruaj balancën financiare të kursimeve, sipas formës, aq sa paguan aq të mbeten në llogari, e kjo arrihet të kontrollohet shumë lehtë, fare lehtë!
Ose, si përkufizim!
Nëse nuk munden me i ruajtur paratë tona, atëherë duhet lejuar tërheqjen e tyre nga qytetarët, edhe atë në marzhën 40%, jo vetëm 30%.
____
ESH
___________
publikime.com