Kësaj here entuziazmi për arritjen e liberalizimit të vizave ishte krejtësisht real, dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të duhej edhe më shumë të jetojnë në geto, si pasojë e kundërshtisë Evropiane!
Vetëm a thanë serbët që do të hiqen vizat për Kosovës, atëherë dije që ata ankesat tani i kishin quar në nivelet më të larta evropiane, bilës shumë kërcënuese de fakto!
Serbët ishin ankuar këshillit Evropian dhe liderëve të saj se Kosova nuk i kishte përmbushur detyrimet e saja, dhe se nuk duhej ti jepej ky privilegj, paramendoje privilegj thonë ata!
Nejse!
Duket që më pro Evropianët e pro Amerikanët në botë, nuk i donë këta Evropianët?
Por!
A e vnon najkush gishtin në kokë dhe të thotë, se çfarë të mirë për 23 vite udhëheqësit i sollën këtij vendi?!
Tash duket që do të jetë gjithçka vonë, tepër vonë për të riparuar diçka që është tashmë vështirë të riparohet!
Do të ishte mirë me pyetur se çfarë kanë bërë ata përpara me qeverisjen e vendit?
Më shumë keqardhje sot arrijmë në konkludim se votoheshin njerëz jo profesionist, dhe pa bagazh kulturor dhe intelektual?
Praktikisht investimet ndër vite, sot po na kthehen fytyrës!
Thjeshtë me vendin qeverisej kuturu, dhe pa ndonjë qëllim kundrejt hapjes së Kosovës ndaj vendeve Evropiane.
Gjithçka lidhej dhe sillej për konsum të brendshëm, ta zamë si: pasurimi individual, korrupsioni, afera të ndryshme nga njerëzit e pushtetit, dikastere e pozita të larta qeveriseshin nga njerëz me shkollë fillore, po thuajse këta persona kishin depërtuar në të gjithë autoritetin e vendit.
Kur piskatnin organizata të ndryshme evropiane e botërore mbi gjendjen e shtetit tonë, krejt lehtë ne e merrnim.
Mirë, mirë gjithmonë thonin kush kesh i fundit qesh më së miri?
Ata qeshën!
Nuk pritej më mirë, nuk ishim edhe aq shumë naiv ndoshta?!
Republika jonë kishte marr pamjen e një shteti korruptues, jo bashkëpunues, duket që është vonë tashmë për të përmisuar pamjen e këtij shteti.
Qartë dhe thjeshtë!
Kemi mbetur me ju lavdëruar njëri tjetrit, se të tjerët më nuk po bëjnë hesap!
Odisejada mes shqiptarësh vazhdon….
____
ESH
___________
publikime.com