• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Interesi i shfaqur për dritë të diellit

ByEmrush

Jun 20, 2022

Ditë e me shumë KM shqiptar po shpërfaqë interesin e tij karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Në kohën kur ishin rritur mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve Kosovë dhe Shqipëri, për shkakun e vetëm “Ballkani i Hapur”, dhe këtu pa fajin e Kosovës, KM shqiptar ka një gjë tjetër që mban nën sqetull, dhe këtë brengë ai që mban, e shpërfaq me paraqitjen e tij dhe vizitës së tij në Kosovë.

Në kohën kur shteti shqiptar po hyn në valën e madhe të shfrytëzimit të turizmit të saj nga qytetarët përreth Shqipërisë, ai target e ka prurjen e shqiptarëve të Kosovës, sikur çdo vit tjetër!

Parashihet që sivjet me rritjen e çmimeve, fluksi i turistëve të ketë rënie, se do të ndodh kjo apo jo, do të shihet. Vetëm se të gjithë barometrat tregojnë që kjo do të ndodh!

Por!

Si zakonisht, shqiptari nuk i njeh shqiptarit kontributin, dhe për rrjedhojë nuk të falënderon dhe as nuk ta dinë për nder!

Statistikat kanë treguar se në Shqipëri vitin e kaluar ka pasur 80-100 mijë vizitorë serb, 30-50 mijë maqedonas (përfshirë këtu shqiptarë), dhe për më shumë se 2 milion vizitorë shqiptarë të Kosovës, pra qytetarët e Kosovës janë ata që masovisht vazhdojnë të pushojnë në plazhet e Shqipërisë!

Edhe këtë e dinë mirë KM shqiptar, por shqiptarët e Kosovës ruhen si aset rezervë, më një fjalë kjo i bien “këta i kemi ashtu kështu, të shohim si mund të tërheqim të tjerë”.

Këtë gjë ne e kemi vërejtur, sepse KM shqiptar kur janë në pyetje qytetarët e Kosovës i sheh vetëm si EURO, dhe konsum, dhe muajve të verës ai zbutet e bëhet engjëll, tamam të bën të mendosh se pse në fakt në nuk pajtohemi dhe çkemi që zihemi me të?

Por si të kalon vera, atëherë kur ne nuk i duhemi më, atëherë kur ti ketë zbrazur xhepat e Kosovarëve, ai fillon dhe aktivizon batutat kundër nesh, e duke u orvatur të sjellë në shënjestër se si në shqiptarët e Kosovës nuk dëshirojmë paqe e bashkëpunim në mes fqinjësh.

Se si ne nuk e përkrahim “Ballkanin e Hapur”, projektin serb!

Sa shumë herë janë mbledhur krerët e vendeve, me shumë pompizitet e bujë të madhe, e me sa nënshkrimin e marrëveshjeve në mes qeverive tona, sa që asnjë nga to, fill menjëherë pas mbarimit të këtij takimi, të gjitha ato marrëveshje tanimë i takonin të së kaluarës!

Njëjtë do të ndodh edhe me këtë takimin e qershorit.

Në shtator, pritet mbledhja tjetër e Ballkanit të Hapur, sepse deri atëherë përfundon veçse sezoni veror në Shqipëri?

Mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës kanë marrë pasaporta serbe, edhe pa marrëveshje ndërshtetërore hiç

Kurse krejt në total shkruhet se 3 mijë persona kanë marr veçse pasaportën e Shqipërisë.

Në kohën kur qytetarët e Kosovës janë nën izolim, dhe në kohën kur shqiptarët e Kosovës kishin shumë nevojë për një krah të fortë dhe mbështetës, KM shqiptar nuk ju gjend afër, ai ju ktheu shpinën!



____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush