• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mos fillo asgjë, nëse nuk do të ndodh asgjë

ByEmrush

Jun 30, 2020

Duhet kuptuar se çdo lëvizje qytetare për çlirimin e atdheut nga gjendja robëruese, nuk mund të cilësohen si individuale, e aq më pak të gjykohen këto lëvizje përmes  rasteve individuale.

Pra, historia jonë nuk është e lidhur me individ, dhe si e tillë ajo është shkruar në etapa të ndryshme duke u evidentuar kontributi i secili në analet e historisë, sipas kontributit dhe sakrificës.

Lëvizjes për çlirim do të mund ti ndihmojnë pjesëmarrësit e saj, duke e mbrojtur atë përmes proceseve të montuara nëpër gjykata që po i bëhen, duke e argumentuar në forma patriotike dhe të qëndrueshme përballjen heroike në luftë me barbarët serb, në mbrojtjen e pragut të shtëpisë.


UÇK-ja ishte zeniti i ngritur nga djemtë dhe vashat e Kosovës, dhe si rrjedhojë e kësaj ajo do të jeton përherë në mesin tonë.
Logjika e përgjegjësis, akuzimit, dhe dënimit kolektiv në botën demokratike ka marr fund, sepse po të ishte e kundërta e kësaj shumë shtete fajtore për luftërat e shkaktuara së bashku me qytetarët e tyre do ti kishim parë ulur nëpër bankat e gjykatave.

Kosova dhe populli i saj nuk mund të persekutohen, përndjeken, akuzohen dhe gjykohen përmes historisë së saj të lavdishme.

Edhe pse, nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon përndjekjen përmes gjykatave vetëm për shqiptarët, atëherë kjo qasje konsiderohet selektive dhe nuk është drejtësi, por është hakmarrje dhe barazim i viktimës me agresorin.

Atëherë:

Mos fillo asgjë, nëse nuk do të ndodh asgjë.
____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush