• Mon. Nov 25th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kur shtrëngata mbulon vendin tonë…

ByEmrush

Jun 14, 2022

Eh!

Ja si humben ta zamë disa miliona Euro, nga burokracia e tepruar e autoriteteve në vendin tonë!

Siç rëndom dhe zakonisht ndodh në ketë vendin tonë, tw bwn me kuptuar se asgjë nuk funksionon si duhet dhe kur duhet!

Anulimi i festivalit “Sunny Hill Festival”, duket qw nuk është i vetëm si Sunny Hill, po është një zinxhir i terë pas që do të pësojnë humbje më të madhe se vet festivali!

Yjet e muzikës botërore të kryesuar nga Dua Lipa, e artist të ndryshëm që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin 3 ditor që do të mbahej në kryeqendrën tonë, do të ngriste reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e duke e sforcuar atë deri në një masë që as politika nuk po arrin të depërtoj ku po depërton arti dhe muzika!

Buxheti i shtetit do të rritej dukshëm, e sidomos buxheti i kryeqytetit do të arrinte shifrat rekord në mbushjen e arkës, por jo vetëm!

Do të përfitonin hotelet, restorantet, agjencitë turistike, banesat private, familjaret me biznese të ndryshme mobile, taksitë, transporti publik e privat, atk, taksat komunale, parkingjet, vilat etj. Kjo tregon se një zinxhir i madhe i sektorëve të ndryshëm do të përfitonin në festivalin tre ditor që shumë shtete do e dëshironi ta kishin!

Ne e kemi, edhe skajshmërisht gjuajtëm gurë mbi të, sa që filloi edhe politika të përzihet, e perse?

Sepse organizatorët e “Sunnyr Hill Festival” dëshironin ta zgjeronin gamën e prezencës së artistëve, e njëkohësisht duke zgjeruar kapacitet e hapësirës ku do të frekuentonin më shumë njerëz, më shumë pjesëmarrës donë të thotë më shumë të hyra financiare!

Pra, kërkonin një hapësirë që shteti, respektivisht komuna do duhej ti gjente, e jo festivali të interesohej për hapësirën!

Por, jo!

Kush është Dua Lipa për ne?

Le bre pash famijen qy!

Qysh su mësuam kurrë njëherë të mendojmë si racionalist e me interes publik ej?

“Sunny Hill Festival” për më shumë se 3 vjet shpjegon Dugi pret që të marr një përgjigje edhe atë për një tokë që është djerrinë, e pashfrytëzuar e pa punuar, por aty do të ndërtohej një park i madh, ku do të përdorej edhe pas festivalit nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm të Prishtinës.

Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij, sepse një idiot i varfër, është idiot, kurse një idiot i pasur është i pasur!

E kotë është!

Nuk është fija me dal nga llumi që e ka kapluar këtë vend, assesi!

Sido që të jetë, kjo ngjarje e sotshme, eshtë treguar përmes këngës nga Oda dhe Dugi qysh në 1994-ën.

Pas çdo shiu, dielli do të nxej

Unë dhe ti të lirë do t’shikojm lart

Dhe e dimë se nuk është, nuk është tmerr

Nuk është tmerr, por është shtrëngatë

Tirana, they are coming!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush