• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lavdia e Abdullah Tahirit

ByEmrush

Jun 25, 2020

Po vendoset përfundimisht lavdia e Gjeneralit Abdullah Tahiri në qytetin që ai i përket.
Pavdekësia e tij do të vjen përmes shtatores të punuar në bronz, e cila do të jeton në mesin tonë sa të ketë jetë e mot.

Fjalimet e Abdullahut të mbajtura nëpër mbledhje të ndryshme nëpër shkolla  e ndër më të veçantët fjalimi historik në shkollën fillore “Selami Hallaqi”, ku aty ishin  mbledhur për bashkimin e të gjitha partive politike. Abdullahu duke dashur një bashkim krejt tjetër nga ajo që kishte qenë deri atëherë, jep kushtrimin për bashkimin rreth UÇK-së si zgjidhje e vetme dhe e duhur.
Thirrjet e tija ishin plotësisht rreth veprimtarisë patriotike e çlirimtare, që përmes luftës do të duhet çliruar vendi ynë, sepse nuk kishte rrugë tjetër!

Bile disa nga fjalimet të Abdullahut i kujtojmë që ishin aq shumë nacionaliste, sa që disa media para luftës nuk i botonin, edhe atë nëse ndonjë gazetë apo revistë e botonte njerëzit nuk guxonin të bartnin me vete e të lexonin!

Pra, ai fliste dhe punonte hapur, pa u trembur, kur të tjerët nuk guxonin të lexonin fjalët e tij nëpër revista, e aq më pak të jetësonin veprat e tij në kohën kur Abdullahu vepronte!


Vendosja e shtatores në qytetin e lindjes së tij, dikush do të thoshte vonë, shumë vonë!

Me gjithë ketë pas 21 vitesh të rënies në altarin e lirisë, dëshmori i kombit po merr respektin nga bashkëvendësit e tij, të udhëhequr dhe prirë nga institucionet komunale dhe shtetërore!

Lavdi dhe nder!

____
ESH

By Emrush