• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Dashuria reale ndaj shtetit dhe hipokrizia!

ByEmrush

May 12, 2022

Sipas Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë janë të regjistruara mbi 230 mijë biznese, dhe vetëm 37 mijë janë të fiskalizuara (afërsisht 16%), sipas ATK-së.

Pastaj!
Me vetëm 80 mijë biznese bëjnë deklarim dhe paguajnë tatimet, kurse 150 mijë nuk bëjnë deklarim, rrjedhimisht nuk paguajnë asgjë!

Pra, prej 230 mijë bizneseve vetëm 80 mijë biznese paguajnë tatim që i bien afër 34%  kontribuojnë në shtet, 30% bëjnë evazion fiskal, e tjerët e vjedhin, zhvatin dhe pasurohen në kurrizin e atyre që paguajnë.

Atëherë!

Këto biznese, pra mbi 150 mijë janë duke operuar lirshëm në Kosovë, dhe s’po paguajnë asgjë, po shfrytëzojnë një mundësi të të qenurit biznes pasiv!

Ka thanë Borselini: Mafia e politika janë dy fuqi mbi të njëjtin terren, të cila, ose luftojnë në mes veti, ose bëjnë ujdi njëra me tjetrën

Kjo tregon që qasja ndaj shtetit nuk ndryshon nga qeveria në qeveri, dhe kjo duket që dikujt tani më kjo gjë i përshtatet!

Këto biznese si konkluzion, ja përdoren vetëm për qëllime politike të bërit biznes, ja janë pasive (ato që janë pasive dhe ato që ikin tatimit)!

Por nuk janë te mbyllura, sikur janë “stand by”, duke pritur “godonë”!

Kjo do të duhej të ishte prioriteti kryesor i secilës do qeveri kur marrin pwr tw qeverisur me vendin

Pastaj, kjo edhe kishte treguar parakushtin themelor të dashurisë dhe përkushtimit ndaj shtetit.

Disi ishim bindur se përnime e dojmë shtetin dhe po vendosim rend dhe ligj në proporcion të barabartë, duke ju mundësuar subjekteve afariste një terren të përshtatshëm konkurrues!

Njëri operon nuk është i regjistruar, tjetri nuk është i fiskalizuar, tjetri është pasiv, një tjetër nuk paguan tatim fare, e kështu me radhë!

Por jo, ja!

Thonw pa ekzistuar budallai, i mençuri s’mund të jeton!

Sërish trysnia do të vazhdon të bëhet mbi atë të disiplinuarin, atë që paguan dhe ai që është i përkushtuar ndaj dhe për shtetin.

Mirë, mirë!
Në duart e Shtetit forca quhet drejtësi, në duart e individit quhet krim ka përkufizuar Stirner!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush