• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Festat shtetërore dhe pushimet

ByEmrush

Apr 30, 2022

Përderisa shteti nuk donë me prish rehatinë e të pushuarit dhe shijimit të ligjeve të trashëguara, që duket se edhe kjo qeveri tashmë është akomoduar mirë, komunat kanë vendosur të veprojnë!

Komuna e Podujevës ka sjell një vendim që bën të punohet të dielën, pasi tashmë festa nga vikendi ka kaluar në ditë pune?

Praktikisht festa e 1-majit bie të dielën, normalisht festa sipas traditës së shtetit të Kosovës kjo festë ish zhvendos për të hënën!

Por pasi e hëna tashmë ishte rezervuar më herët nga bajrami i madh, atëherë kjo festë është dashur të zhvendoset të martën!

Sepse medoemos duhet një ditë me pushu, pse ka ra të dielën festa?

Kështu që, nga kalendari i festave zyrtare në Kosovë që 1 maji bie të dielën, atëherë shteti i Kosovës e qon të martën me festua?

Disi po më asocion me disa miq zviceran (veç të kundërtën me shtetin tonë), që nëse ju binte ditëlindja në ditë punë, ata e zhvendoseshin për ta festuar në vikend me miq e shok!

Për mos me prit me u rebelua institucionet, duke mos respektuar hierarkinë shtetërore, krejt çka duhet në ketë mesele, janë 10 minuta punë dhe një e ngritur dore në parlament.

Përndryshe shteti ynë duket që do të vazhdon të funksionoj përmes gjurullti, duke u krijuar katrahurë, si thoshte Noli ku qeni s’njeh të zotin

Popull i tallavasë, sevdasë, ahengut dhe pushimit!

____
ESH ___________

By Emrush