• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Realizimi i ëndrrës Amerikane në Kosovë

ByEmrush

Apr 27, 2022

Një personazh politik një natë në një TV intervistë fliste për të arriturat dhe realizimin e ëndrrës së tij jetësore?

E di që ka një shprehje “të realizosh ëndrrën Amerikane”, vetëm se që ka të realizosh ëndrrën Amerikane në Kosovë. Edhe atë pa e ëndërruar e as pa e menduar hiç, duket krejtësisht jashtë normales kjo?

Nejse!

Ja si rridhte ngjarja në TV!

Moderatori: Duke i pyetur mysafirët me rend. Ndalet të njëri!

A mund të ta thuani sa keni arritur të realizoni ëndrrën tuaj, a mund të ndani me ne?

Personazhi: Po. Në jetën time kam arrit atë që as nuk e kam ëndërruar, e as që e kam menduar dhe pritur!

I kam tejkalua të gjitha ato që as nuk i kam mëndu, as që kisha pas njohuri se ndonjëherë mund ti realizoj disa gjëra që sot i kam arritur!

Moderatori: Interesant. Krejtësisht jashtë pritshmërive tuaja, je ky që je sot?

Personazhi: Po, po! Të thash, kam realizuar shumëçka që as nuk e kam pas ëndërr, e as nuk e kam menduar, e as që kam pritur diçka të tillë bile!


Moderatori: Vërtetë, interesant! Interesant (s’dinte as ai si të vazhdonte më tej). A mundemi një apllauz disa vetave që ishin aty si publik, ju kërkoi moderatori shumë i habitur!

Publiku: apllauz, trrrap, trrrap, juhuuu, fiuuu!

Epilogu:

Po de po!


Çka të bën politika e partia në ketë vend!

Profesionistët, modestët, intelektualet, punëtorët, leje që bëjnë plane vet si të arrijnë qëllimin e tyre në jetë që ja caktojnë vetit si target, por pastaj në atë target dhe për arritjen e atij qëllimi, përfshihen edhe familja, prindit, naj vëlla, e ndonjë familja tjetër, e nuk e arrijnë dot!

Veç kur ta shohin veten që kanë përfunduar të zhgënjyer e të mllefosur tek mbushin aplikacionet e duke pritur në radhë në njërën nga ambasadat e huaja këtu në Kosovë?

Ev, ku përfundoj ky popull!
Politika, katunaria, katrahura, gjurulltia, çmenduria!

Ti ke kunkuru qitu?

Jo, more unë skam kunkuru!

Po. Po, ke kunkuru!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush