• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Diplomacia shtetërore dhe katrahura e saj!

ByEmrush

Apr 27, 2022

Më të vërtetë, kjo që është vetëm me te irritua, po edhe me të demotivuar si profesionalisht e intelektualisht, po ashtu edhe ta rrit bindjen se infiltrimi i matrapazëve nuk bëhet krejt rastësisht nëpër sisteme.

Me vite të tëra duke promovuar personalitete intelektuale të dëshmuara si ne aspektin kombëtar e shtet ndërtues, si në aspektin afarist po ashtu edhe atë profesional e intelektual, ne sërish përballemi me lloje të këtilla të njerëzve që paguhen nga taksat tona!

Thuajse ky vend nuk ka njerëz te tjerë! As nuk njerëz të kalibrit të këtillë, e as nuk ka kuadro që shumë më dinjitetshëm do të përfaqësonin vendin tonë në botë!

Po ka ore, ka!

Si nuk ka!

Ka me bollëk personalitete, profesionist e intelektual të dëshmuar prej vitesh në këtë vend.

Ka kuadro që janë përgatitur në cilën do mënyre që kërkon shteti. Ndesh në diplomaci, ndesh në ekonomi, ndesh në afarizëm, ndesh në sektorin financiar, ndesh në sektorin shëndetësor, ndesh në sektorin e agjenturave ekonomike. Njohës të politikave e diplomacisë kombëtare e ndërkombëtare.

Dhe prapë se prapë shteti vazhdon si zakonisht për vite të tëra me radhë ti anashkalon këta profesionist e që kanë background të dëshmuar patriotik, kombëtare, profesionist dhe intelektual!

Duke i anashkaluar të gjithë këto kuadro, shteti shkon dhe sistemon të tillë njerëz në diplomaci, që për javë të tëra qëndrojnë nëpër media vendore e ndërkombëtare!

O njerëz vetëm Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër më shumë se gjysmën e Evropës ta mbulon me profesionist dhe njerëz të dëshmuar kombëtarisht diplomacinë e shtetit.

Po nëse dëshironi të keni po ashtu një përfaqësim të dinjitetshëm e profesional, e që nuk ju duhet të paguani për lobime, atëherë shpërndahuni më gjerë nëpër botë, duhet të kontaktojmë Ligën Shqiptaro Amerikane.

Taksapaguesit dhe qytetarët e Republikës, dëshirojnë një trajtim dinjitoz të vendit të tyre nëpër botë!

Kosovës dhe udhëheqësve të saj nuk i duhet cinizmi, por duhet hapur dhe krijuar hapësirë për profesionistët dhe intelektualet.

Nuk është marre mos me ditë thoshte agja im, marre është mos me vet!

Katër (4) shtetësi PO, me udhëtua nëpër botë pa viza PO, para të gatshme sa duash PO!

Ku dinë vëlla këta vështirësitë e qytetarëve!

Durimi ish pjesë e gjenit ndër shqiptar me sa duket 😉

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush