• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Prania e një dukurie shqetësuese në vend

ByEmrush

Apr 18, 2022

Ka një kohë që në vend në mesin e shumë njerëzve dhe një shtrese të caktuar pëshpëritej një ngjarje e këtillë, pra rrëmbimi apo kidnapimi i njerëzve si mënyrë për të realizuar përfitimet financiare.

Bile ai shpesh kur merrnin të bisedonim për tema të tilla, kishte disa pika që nuk pajtoheshim. Por nganjëherë një miku ynë shpesh shtonte: “shuni o njerëz se mirë është, sa nuk kemi ardhur në një moment me ta kidnapuar dikush fëmijën edhe me ti kërkuar mijëra euro, shuni”!

Kjo kishte filluar të bëhej droja jonë, duket që edhe po vijmë aty ngadalë!

Këto skena tani më tregojnë se Republika jonë po ecën drejt asaj ngjarjeje që akoma nuk ishte provuar dhe ndodh në Kosovë!

Praktikisht, krejt i kemi provuar, na kishte mbetur pa u shfaqur vetëm edhe një ngjarje e këtillë!

  1. Në Amerikën Latine çdo 60 minuta ndodh një rrëmbim (kidnapim).
  2. Mbi 70% e viktimave të rrëmbyera nuk mbijetojnë!
  3. Kidnapuesit kryesisht janë të lidhur me autoritetet shtetërore.
  4. Caku i sulmeve dhe rrëmbimeve janë njerëzit e pasur, borxhlinjtë dhe lufta në mes karteleve.

Në një gjyq që bëhej ndaj një rrëmbyesi në Meksikë, për të nxjerrë më shumë informacion. Në gjyq u munduan të nxirrnin formën se si funksiononin vrasjet, dhe përdorën mënyrën emocionale për ta zbutur vrasësin para aktit të kryerjeve dhe hakmarrjeve, i thanë:  A keni ndjekur ndonjëherë rrugën e mëshirës: “literatura thotë që duhet të falësh, që të falesh” përfundoi gjykatësi!

Vrasësi shtoi “ata që ndanin mendjen, apo që kishin ndarë mendjen e ndëshkimit duke përmbushur misionin, apo detyrën e marrë, cilado do mënyrë qoftë ajo rrëmbim apo  hakmarrje thoshim se: “Falja qëndron mes tyre (viktimave) dhe zotit, detyra ime ishte tu caktoja takimin”.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush