• Sun. Nov 24th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Fenomeni i ikjes!

ByEmrush

Apr 16, 2022

Po kthehemi një grimë të shpërfaqim një mendim sa i përket ikjes së qytetarëve nga Kosova e posaçërisht të rinjve dhe atyre që kanë një standard tejet të mirë!

Atëherë!

Nga këtu (Kosova) nuk janë duke ikur vetëm njerëzit që nuk kane apo që janë në një limit të skajshëm të varfërisë.

Sot, po ikin edhe njerëzit qe kane, njerëzit që kanë një standard tejet të mirë për jetë, dhe posaçërisht afarist dhe individ që grumbullojnë të ardhura dhe kanë një mënyrë jetese të nivelit perëndimor!

Po ikin mjekët, IT inxhinierët, afaristët, programerët nga bizneset e ndryshme…

Nuk mban mend dikush të ketë ikur ndonjë drejtor, inspektor, ministër, zëvendës, politikan e kështu radhë!

E pavërtetë!

Tjetër!


Këtu po ikin (nga Kosova) vetëm punëtoret e sektorit privat, sepse për pasojë apriori shteti aludon tia hedh fajin atyre. Praktikisht duke mos patur zgjidhje, targetojnë krejtësisht në shënjestër të gabuar.

Po ikin qytetarët e punëtorët qe nuk janë te kënaqur me gjendjen e pushteteve, pa dallim.

Qytetarët po ikin sepse nuk po mund të shohin vetën pjesë tw kësaj republike, sidomos shtresa që vjen nga sektori privat.

Sepse pushtet, cili do që vjen pjesë të tijën i llogaritë vetëm punëtorët e sektorit publik.

Pa ndarë asnjëherë shteti në mënyrë selektive kishte vazhduar dhe vazhdon të tregon përkujdesje të begatë ndaj tyre, e duke vazhduar ledhatimin e vetëm pjesës së punëtorëve nga sektori publik.

Pra, kjo është njëra ndër arsyet kryesore që shumica e qytetarëve kanë për të vazhduar të ikin.

Nëse shteti do të vazhdon këtë qasje selektive ndaj një pjesë tjetër të qytetarëve, besoj shumë se do të ikin më shumë se 50% e qytetarëve e posaçërisht rinia dhe sektori privat së bashku me pjesë e pasur të ardhur nga biznesi.

Praktikisht pjesa tjetër e punëtorëve nuk po e shohin veten pjesë të këtij shteti.

Si rrjedhojë po ikin.
Kanë ikur, e do të ikin!

Të përkujtojmë se:

Në sektorin privat ka paga shumë më të mëdha se në sektorin publik, porse në sektorin privat e arrijnë atë mbi mundin dhe djersën e tyre, e nuk përfitojnë nga benifitet që vijnë si rrjedhojë e pushtetit.

Është plotësisht de motivim kur sheh shtetin duke folur e orvatur vetëm për standardin e punonjësve publik, cilado shtresë qoftë ajo, kurse ata që kontribuojnë me taksën e tyre e zhvillojnë shtetin nëpërkëmbën, injorohen dhe zhvlerësohen!

Andaj!

E kaluara mbetet përkujtim, e ardhmja shpresë!

A ja vlen të ruhet e shihet në dritë të syrit shpresa në Kosovë SOT?

Jo, nuk ja vlen!

Njerëzit e mençur tashmë kanë ikur nga këtu!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush