• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Orientimi politik: i djathtë i majtë

ByEmrush

Apr 11, 2022

Pra!

E shihni që nganjëherë pse një subjekt politik mbahet si i djathtë, e në programin e saj promovon dhe vjen në pushtet mbi parimet e së djathtës, kjo nuk e determinon medoemos si subjekt që përkon me të djathtën, e aq më pak që bashkë dyzon dhe vepron mbi parimet e të djathtës perëndimore.

Praktikisht sot partitë e ashtuquajtura të djathtë në Evropë më shumë po anojnë kah konservatizmi reformues, se që përfaqësojnë idenë e djathtë demokratike.

Të djathtat në Evropë tani më kanë marr hov dhe po ngritën si rrjedhojë e programit të tyre kundrejt të huajve, ta zamë në këtë rast nuk është e vetme Hungaria që për të katërtën herë fiton djathtisti apo konservatori Viktor Urban.

Përkrah idesë së tij për të krijuar një grup parlamentar të konservatorëve reformues Evropian janë përfshirë edhe disa shtete tjera tashmë si: Italia, Kroacia, Polonia, Serbia, e disa të tjera.

Orban është rreshtuar prej kohësh kundër perëndimit, dhe pro lindjes dhe tani më së fundi pro Rusisë, duke dal në përkrahje të plotë kundrejt agresionit Rus mbi Ukrainën.

Orbani e ekzagjeroi. Përçarja Lindje-Perëndim për të cilën flitej prej kohësh është manifestuar qartazi me këtë konservator në Parlamentin Evropian. Kështu motoja e tij “të guxojmë për më shumë Lindje” ka dështuar fillimisht, dhe është ngjallur si duket sërish me fitoren e tij të katërt me radhë.

Po ashtu edhe partia konservatore progresiste Serbe (partia e Vuçiqit) e proklamuar si e djathtë plotësisht është në kundërshtim me parimet e të djathtës demokratike.

Atëherë, nuk është determinuese dosido aparenca kur një subjekt në profilin e saj e ka të shkruar “partia e djathtë”, sepse mundet të jetë kamuflazh, e për rrjedhojë është del subjekt krejtësisht i kundërt me atë që proklamojnë.

Ose, si në Shqipëri, qeverisë e majta, vetëm së kjo më shumë ka një bashkë dyzim dhe përshtatje të politikave me të djathtat nëpër Evropë e posaçërisht me Amerikën, se sa që përkojnë me orientimin e proklamuar që e kanë në program.

Nganjëherë i djathtë e i majtë nuk ta jep orientimin definitiv!

Nuk bën me u mashtrua, sot shtetet nuk munden të qeverisin sipas tekeve të tyre, sepse ka një grumbull presionesh që behën, pavarësisht asaj që ti ja mban vetit shtet.

Pavarësi të plotë shtetërore, vështirë të gjendet në ndonjë shtet sot.

E te ne hiç e më hiç! ____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush