• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

“Mos sakrifikoni vendin”

ByEmrush

Mar 28, 2020

Se ekonomia është një sektor që shteti nuk do të mund të ekzistonte e as të rregullonte jetën e banorëve të një shteti, ata që po e mbajnë botën stabile dhe që i kanë mësuar planetës ABC-ën e ekonomisë, s’po pajtohen më masat e marra nga Institucioneve e Shëndetit Publik në SHBA.

Ish Guvernatori dhe njohësi i mirë e çështjeve ekonomike në Amerikë po thotë që më mirë do të vdiste, sesa të shihte masat e shëndetit publik të dëmtojnë ekonominë amerikane.

Guvernatori i Teksasit Dan Patrick, shkon edhe më larg kur thotë: shumë gjyshër, dhe njerëz të moshës së tij 69 vjecare do të ishin dakord më të.

“Unë them që të kthehemi në punë, le të bëhemi inteligjentë, dhe ata prej nesh që janë mbi 70-vjeç, do të kujdesen për veten,” tha Dan Patrick, republikan 69-vjeçar, duke sfiduar te gjitha rekomandim e te mjekeve botërorë.

“Mos sakrifikoni vendin”, shtoi ai.

Patrick tha me tej me seriozitet: “Kam frikë se masat e shëndetit publik mund t’i japin fund jetës amerikane që ne njohim dhe unë jam gati të rrezikoj vdekjen për të mbrojtur ekonominë e fëmijëve tanë”.

Ndërtimi i jetës amerikane dhe kulturës së saj, është mbajtur gjallë dhe vazhdon të jetë një nga parimet më të suksesshme në botë, falë këtyre njerëzve.

Këta lindin, jetojnë dhe vdesin për atdheun dhe kauzën e tij!

Ata që heqin dorë nga liritë bazë për të ruajtur sigurinë provizore, nuk meritojnë as liri e siguri.(B.Franklin)

____
ESH

By Emrush