• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet në shkencë

ByEmrush

May 20, 2020

Atëherë përderisa shumica e shteteve në rajon, mos të flasim për Evropë dhe botën ku ka demokraci dhe zhvillim teknologjik investohet me të madhe në shkencë, dhe në brezat e rinj si kapacitete që premtojnë për të ardhmen e ndritur të një populli, te ne ndodh e kundërta.

Në shtetet shqiptare shihe grafikonin, figurojmë të fundit me investimet në shkencë!
Shqipëria e fundit në investimet e këtilla shkencore, e Kosova menjëherë pas saj.

Të merr mendja, se shqiptarët vet lindin shkencëtarë.

Kosova investon në shkencë gati 1 herë më pak se Maqedonia, e 5 herë më pak se Serbia, armiku ynë i përjetshëm!
E investimet në shkencë krahasuar më shtetet e BE janë pothuajse 25 herë më pak.

Për shumë arsye pastaj ne mbesim me gojë hapur, kur shohim se si të tjerët përvetësojnë historinë, pasurinë e jetën tonë!

Shqiptarët investojnë shumë pak në shkencë, edhe kur investojnë, investojnë sa për sy e faqe, dhe krejt investimin e bëjnë në gjëra personale e individuale.

Në Kosovë në bazë të studimeve 1.51 njerëz në 10 mije veta merren më studime shkencore, përderisa kjo shifër në vendet e rajonit është shumë më e madhe, e plotësisht e pakrahasueshme me Evropën.

Inxhinier, doktor, magjistër, akademik dhe shkon e nxënë një vend pune mësues/profesor, edhe ngelet aty për terë jetën!

Shteti duhet të investoj duke shfrytëzuar teknologjinë për lartësimin e shoqërisë në zhvillimin e saj shkencor, në të gjitha fushat duke filluar prej asaj, hapësinore, historike, makineri, elektro inxhinieri, art, arkitekturë, arkeologji etj.

Për mendimin tim, meshkujt që vijnë nga profesionet shkencore nuk ishin dashur të lejohen të punojnë në arsim. Arsimimi shkencor i gjeneratave do duhej mbetur në inteligjencën e femrave.

Por, ne bëjmë diçka tjetër nëse nuk bëjmë shkencë.

Bëjmë shqiponjën me dy duar.

____
ESH

By Emrush