Dy nga objektivat Ruse që janë pretekst për invadimin Rus ndaj Ukrainës, tashmë janë të qarta.
Njëra prej këtyre dy objektivave pothuajse është e realizuar, dhe për rrjedhojë të kësaj edhe gjendja politike si duket po rrëshqet drejt uljes në bisedime.
Pajtimi që Rusët të ulën në bisedime duket që nuk janë detyruese, porse qëllimi i Putinit tani më është arritur.
Objektivi i parë:
Të filloj një invadim të tërësishëm ndaj Ukrainës, dhe për disa kohë luftimet do të intensifikohen duke zgjeruar frontin e luftës për të pushtuar komplet kryeqytetin.
Inteligjenca Amerikane thotë që Rusia akoma nuk e ka përdorur 1 të 3 të fuqisë së saj ushtarake.
Kjo lënë të kuptohet që Rusët janë të përgatitur për një luftë paksa më të gjatë. Por edhe rezistenca Ukrainase del të jetë arrë e fortë për Kremlinin, e jo siç ishte parashikuar nga gjeneral Rus që kjo do të shpinte ata më shpejt në kryeqytet.
Me intensifikimin e luftimeve, Putin mëton që të arrijë të rrëzoj qeverinë e tashme properëndimore të udhëhequr nga Zelinsky, dhe të vendos një qeveri lojale ndaj Rusisë. Një qeveri kukull që përmes saj Putin pastaj të tërheq atë nga orientimi perëndimor, duke e detyruar të nënshkruaj marrëveshje që shkojnë në favor të sferës Ruse, ku politikat afatgjate që janë ndjekur nga Putin janë të qarta, të kthehen republikat e ndara të bashkimit sovjetik në konfederatë sërish.
Objektivi i dytë:
Pa aneksimit të Krimesë e cila u bë përmes pushtimit të forcave Ruse, atje u vendos një qeveri e këtillë e cila shpalli pastaj pavarësinë nga Ukraina, dhe u njoh nga Rusia.
Për një kohë të shkurtër, me një referendum u arrit që Krimea ti bashkohet Rusisë.
Ky skenar ka të ngjarë shumë që të përdoret për të përmbyllur invadimin e ushtrisë Ruse kundrejt Ukrainës.
Dy rajonet e banuara me Rus etnik, Donetski dhe Luhanksi shpallen territorin e tyre të pavarur nga Ukraina, të cilat u njohën nga Rusa menjëherë, gjë që dy republikat do të jenë të kontrolluara të fakto nga Rusë.
Epilogu:
Praktikisht Rusia dhe Putin janë drejt arritjes së qëllimeve të tyre, vetëm se njëra tashmë është realizuar!
Me fillimin e bisedimeve të paqes, dhe me ndërmjetësimin ndërkombëtare Rusia do të filloj të tërhiqet, duke mbetur e kënaqur me vetëm Republikat Donatski dhe Luhanski.
Çfarëdo rrjedha tjera që do të marrin zhvillimet në terren, Rusët do të mbajnë nën kërcenim botën përmes armeve nukleare.
Kjo duket që do ti të kënaq të gjitha palët që dëshirojnë procesin e paqes.
Të vetmit kush do të jenë të pakënaqur nëse ndalen luftimet ,dhe fillojnë bisedimet e paqes do të jenë armëshitësit, dhe mercenarët!
____
ESH
____________
publikime.com