Të mendohet se agresioni Rus do të zmbrapset nga Evropianët, dhe pjesa tjetër e botës, duke mos përfshirë Amerikën këtu, është plotësisht naivitet.
Deri më tani askund në botë nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar sanksionet ekonomike, sepse po të ishte e tillë Koreja e Veriut kaherë nuk do të ekzistonte.
Partnerët kryesor të eksporteve Ruse janë pikërisht shtetet që sot po flasin kundër invadimit të forcave Ruse drejt Ukrainës.
Kjo thirret hipokrizi!
Për këtë arsye gjithmonë duhet qenë një patriot që do të udhëheq shtetin, dhe duke forcuar shtetin dhe rrit gjendjen ekonomike të qytetarëve, pastaj mund tw bazohesh vetëm në forcat tuaja.
Miliarda Euro u hodhën brenda Rusisë, praktikisht tërë produktet ruse për partner kryesor kanë perëndimorët, dhe për rrjedhoje edhe investimet pastaj nga perëndimorët janë bëre në Rus po ashtu.
Hekurudhat, Bankat, telefonitë mobile, përfaqësitë e makinerive automobilistike, janë ndër shumë investimet perëndimore që tashmë janë prezentë në Rusi.
Edhe cka po pritet të bëjë tash perëndimi?
Ti vëjë sanksione?
Çfarë sanksione.
Ekonomike, hah!
Po ku e kanë hallin autokratët për mirëqenien sociale e ekonomike të qytetarëve të tyre, phii?
Historia nuk mban mend një autokrat të ndjeshëm, ndoshta perëndimi po tenton ta gjej një!
E çfarë për fund?
Amerikë, where are you?
Dhe, përmes keqardhjes thuhet se: të fuqishmit kanë vullnet dhe të dobëtit kanë shpresë.
____
ESH