• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lufta ruso-ukrainase dhe frika e zgjerimit të konflikteve

ByEmrush

Feb 26, 2022

Analizë:

Për tre ditë po thuajse forca Ruse po i shpërfaq botës demokratike edhe njëherë se ajo nuk njeh ligje ndërkombëtare, e as nuk respekton të drejtat e popujve për vetëvendosje që njerëzit brenda atij shteti të jetojnë të lirë dhe të pavarur.

Pra, sot Rusia uzurpon lirinë të tjerëve, duke u bazuar vetëm mbi atë se është më i fortë?

Asnjë justifikim tjetër këtu ka!

Por, duket që skenari Rus nuk ndalet këtu!

Disa skenarë tjerë që mundën të vijnë si vazhdimësi e ekspansionit Rus, duke i njohur qëllimet dhe synimet Ruse, në veçanti të presidentit Putin, do të paraqiten në të ardhmen, edhe atë shpejt!

Vëmendja do të shpërqendrohet, mediat do të detyrohen të ndalojnë monitorimin e luftës.

Rusia do të mundohet të hap fronte tjera.

1. Invazioni Rus drejt Ukrainës u shfrytëzuan Ishujt e Gjarpërinjve, nga ku sipas Gjykatës Ndërkombëtare me vendimin e vitit 2009, Ishujt e Gjarpërinjve pothuajse 80% i takojnë shtetit të Rumanisë mbi territoret detare.

Praktikisht 80% e ishullit të Gjarpërinjve është territor Rum, kështu që Rusia është duke sulmuar Rumaninë de fakto dhe de jure.

Sot pra një shtet i Aleancës së NATO-s po sulmohet, dhe aleanca po bën sehir karshi Rusisë.

Skenari i parë i mundshëm mund të jetë mësymja e ushtrisë Ruse drejt Rumanisë.

2. Ndikimi tjetër Rus është Ballkani, dhe kjo bëhet përmes aleatit të saj Serbisë. Serbia pas radhitjes kundër sanksioneve ndaj Rusisë, dhe përgjigjes negative që i dha Sarkozyt, kjo determinon lëvizjen e radhës tashmë të kuptueshëm. Rusia do të kërkojë nga Serbia njohjen e Republika Srpska-s, e për rrjedhojë pastaj do të fillojnë mospajtimet brenda konfederatës, ku shpërbërja mundet të filloj menjëherë pas hapave të ndërmarr nga Serbia.

3. Skenari tjetër i mundshëm, sërish në Ballkan, dhe sërish përmes aleatit të saj Serbia. Aktivizimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, ku kemi parasysh faktin e pamohueshëm, se serbët në Kosovë janë shumë mirë të organizuar të gjitha strukturat, si politike, organizative dhe ato të sigurisë. KFOR-i së bashku me institucionet e republikës do të ndërmarrin iniciativa që do të mundohen ta ndalojnë zgjerimin e mëtutjeshëm të problemit. Kosova ka pothuajse në të gjitha anët që kufizohet me Serbinë ka probleme.

4. Qeveria pro Ruse Bullgare do të mund të ndikohet po ashtu nga politika Ruse, e cila pritet të mos zbatojë politikat Evropiane, dhe për rrjedhojë ajo do ta ri aktualizon problemi e ngrirë prej kohës me Maqedoninë. Problem që Bullgaria nuk e njeh etninë Maqedonase, dhe nuk i njeh as gjuhën, dhe e cila akuzon se ka rishkruar alfabetin.

5. Një problem që mundet akoma më shumë të merr përmasa të mëdha, e që përfshirja e shteteve do të ishte direkte, është Grenlanda. Në Grenland ka një kohë që edhe pse është territor Danez, atje kërkimet për naftë dhe pasuri tjera nëntokësore kanë filluar prej kohësh, e cila kohë pas kohe është bërë mollë sherri në mes shteteve si Amerikës, Rusisë, Anglisë, Norvegjisë dhe Danimarkës. Tre shpimet dhe bazat për naftë atje tashmë janë të vendosura në proporcion 3 baza Ruse, 1 Amerikane, 1 Angleze, 1 Norvegjeze/ Danimarkës.

Epilogu:

Nëse perëndimi nuk dëshiron të pret avancimin e mëtutjeshëm Rus, ajo duhet në mënyrë imanente to krijojë Rusëve një konflikt tjetër.

Kuakazi sërish do të mund të ishte një mënyrë për të lodhur Rusinë, ose edhe shtetet Baltike, këtu rusët nuk llogarisin shumë rezistencë sa i përket shteteve baltike. Rusia është e përgatitur mirë për luftëra të shkurtra, por assesi në luftërat që zgjatin me vite. Për rusët luftërat e gjata bëhen barrë ekonomike, dhe po ashtu dhe në personel, dhe pajisje ushtarake tejet të vjetruara, që në vazhdimësi nevojitën investime në to.

Një gjë që dihet, dhe që do të dihet saktësisht është se:

Rusët nëse arrijnë të ndjehen sado pak fitues, marshimi i tyre me flamurin e Bashkimit Sovjetik nuk do të ndalet ( shih foton, trupat ruse gjatë hyrjes në kryeqytetin Kuev).

Tashmë ata kanë në dorë një mundësi kërcënuese që po ju funksionon, armën nukleare!

____

ESH

_____________

publikime.com

By Emrush