• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mobilizimi i përgjithshëm ushtarak, lufta në derë!

ByEmrush

Feb 25, 2022

Me të vërtetë është e pakuptueshme kjo!

Me vite të tera Ukraina gjendet në gjendje lufte, dhe nën kërcenim të vazhdueshëm nga Rusia për invazion dhe okupimit të shtetit të tyre.

Në 2014 Ukraina kishte përjetuar vetëm se një shkëputje të territorit të saj nga Rusia, pra Rusia kishte hyrë me forcat ushtarake dhe kishte aneksuar Krimen, edhe atë pa ndonjë rezistencë nga ana e Ukrainës.

Sot, pas tërë kësaj, udhëheqësit Ukrainas qohen dhe thërrasin për mobilizim, praktikisht nxjerrin ligjet të cilët obligojnë të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri ne 60 të jenë nën uniformat ushtarake në mbrojtje të vendit.

Rusët po thuajse arritën në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, këta po thërrasin për mobilizim ushtarak.

Rusët futën nëpër pikat kufitare të Ukrainës me artilerinë e rëndë ushtarake, dhe kalojnë fare lehtë dhe pas asnjë rezistencë, njëjtë si me qene territor Rus, Ukrainasit nxihen në befasi!.

Kjo është si thuhet në popull “e vnoj shulin e derës vonë”, krejt vonë!

Kjo gjë shumë koincidon edhe me vendin ku jetojmë ne, pra në Kosovë.

Shqiptarët kishin përjetuar një luftë të tmerrshme nga Serbia, me shumë mund dhe gjak arritën të çlirohen nga këta barbar. Pasi u çliruan, në vend që ta mbajnë vendin të përgatitur për çdo fazë në mbrojtjen e tij nga Serbia, sot ne nuk kemi as 5 mijë trupa ushtarake, e mos të flasim armatim të rënd e këso gjëra.

Edhe pse Serbët kurrë asnjëherë nuk ka reshtur së punuari që një ditë të kthehen në Kosovë, të kthehen në vendin ku ata kanë kryer krime të tmerrshme. Këtë gjë e kanë potencuar hapur pothuajse të gjithë politikanët në Serbi, se Kosova një ditë do të bëhej e tyre.

Sot, politika serbe përmes kishës së saj, punojnë ngushtë me nacionalistet dhe xhandarmerinë serbe, duke bërë plane se si një ditë të vendosin forcat e tyre në territorin e Kosovës. Frika më e madhe nuk vjen nga pushtimi klasik ta zamë sikur në Ukrainë në rastin e Kosovës, porse këtu rreziku dhe plani duket të jenë “mashë” në duart e forcës serbe, serbet lokal që jetojnë në Kosovë.

Pra, serbët, banorët rezidentë të Kosovës që janë të infiltruar në të gjitha strukturat para politike, policore e ushtarake dhe inteligjente të shtetit serb ku operojnë lirshëm në Kosovë.

Tregon babai im kur në vitin 1974 trupat Turke kishin nisur aksionin për pushtimin e pjesës Turke të Qipros, Aeroporti i Zurihut dhe aeroportet tjera ishin mbushur me Turq që jetonin përkohësisht jashtë shtetit të tyre, për të nisur drejt luftës dhe për tu solidarizuar me ushtrinë Turke.

Shteti ju kishte bërë thirrje, qëndroni aty ku jeni, punoni dhe jetoni jetën tuaj normale. Ushtria dhe shteti ynë nuk ka nevojë njëherë për asnjë shtesë në personel.

Është e kuptueshme që nuk janë të njëjta sikur kur mbrohesh nga pushtues, e sikur kur sulmon, por megjithatë shteti duhet të jetë gjithmonë vigjilent.

Ta mendojmë Zvicrën për pak kohë!

Zvicra kurrë në ekzistencën e saj nuk ka pasur luftëra, mirëpo sot ajo posedon një ushtri një ndër më modernet edhe në personel edhe në pajisje ushtarake, si nga toka po ashtu edhe ajri.

Ajo ka për më shumë se 190 mijë ushtarak aktiv, e mbi 15 mijë ushtar rezervë.

Zvicra është një ndër vendet e shumta në Evropë që shërbimin ushtarak e ka të obliguar.

Nuk mund të thuhet se Ukraina e Kosova janë nxënë në befasi nga sulmet ushtarake të armiqve të tyre. Këtu më së paku ishte befasi për Ukrainën, kur ajo është e njohur nga afër nga pretendimet territoriale të Rusëve për një kohë të gjatë.

Në rast se Kosova sot duket aq naive sa që të mos e kuptojë synimet e barbarëve dhe armiqve tanë shekullor, atëherë fundi do të jetë si në Ukrainë.

Për më pak se 48 orë tanket Ruse po arrijnë në kryeqytetin Ukrainas, Kiev.

Atëherë, sipërfaqja e Kosovës krijon hapësire më të lehtë nëse zihesh në këso “befasi”!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush