• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lufta Ruse dhe Evropa

ByEmrush

Feb 24, 2022

Sido që të jetë!

Një gjë është e sigurt se në konfliktin në mes Rusisë dhe Ukrainës agresori është Rusia.

Nuk ka më popuj në botë që pranojnë skllavërimin dhe nënshtrimin, dhe bazuar mbi këtë të vriten njerëzit dhe të dëmtohen pasuria e tyre duke shkatërruar të ardhmen e tyre, vetëm pse ke një forcë në disproporcion më kundërshtarin, besoj se perëndimi, në veçanti Amerika, nuk do të rrinë duar kryq!

Ky agresion i Rusisë do të jep një leksion të mirë perëndimit, e sidomos Evropës, në veçanti Gjermanisë dhe Francës, se politikat e tyre ofruese e të buta, duke pranuar produktet Ruse në tregun e tyre, nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç që kanë krijuar varshmëri ndaj atyre produkteve së pari, dhe së dyti e për pasojë e kanë forcuar Rusinë deri në atë masë, sa që sot ato do të korrin rezultatet e investimeve të tyre.

Këtu Anglia kishte dalë shumë më e mençur, për rrjedhojë ajo para dy viteve kishte dalur nga Unioni Evropian, me sugjerimin Amerikan normalisht, dhe me mospajtimet për politikat Evropiane që kishin të bënin me tregjet ekonomike, duke përshirë edhe problemet Ruse.

Rusia si një shtet i pabesë që po tregohet, po vazhdon traditën e saj gjakpirëse, ku assesi nuk po ngopet më mbytjet e njerëzve, duke u munduar të paraqes veten si një vlerë botërore mbi trupat e vrarë të kombësive tjera. Kjo po e tregon të kundërtën e saj që përveç që është vrasëse, po mbështetet në arsenalin ushtarak e bërthamor që e ka.

Më ketë kartë ajo sot po mban botën pezull dhe nën kërcenim të vazhdueshëm!

Shpresojmë që fillimi Rus drejt një luftë ndaj Ukrainës të ketë një sukses, e si përfundim të këtë një kapitullim!

Njëherë le të hyjnë, të shohim si do të dalin, kurthi duket që është verë!

Epilogu i kësaj!

Çfarë duhet NE të nxjerrim nga kjo luftë?

Shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë tash se pse nuk ishte dashur të blihen produktet serbe. Tash e sa vite është piskatur në ketë vend, e shkruar e protestuar, duke bëre thirrje mos konsumoni prodhime serbe.

Mos e blini produktin serb, sepse kjo është mënyra e atyre që ju shtrinë dorën e pajtimit, e nënshtrimit kundrejt produkteve të tyre.

Evropianët për 25-30 vite me radhë e forcuan Rusinë duke mbajtur afër, e duke forcuar ekonominë e tyre. Rusët me mënyrën e skllavit, ulën kokën dhe për tërë këto vite nuk u dëgjuan të gjallë në raport me Evropën.

Tashmë rusët kanë një standard të mirë ekonomik, ushtarak dhe politik. Ata më nuk po frikohen as nga sanksionet, as nga embargo, e besa as nga cilado forcë ushtarake!

Ti vendosi sa duash sanksione tash…

Tash, është vonë më!
Tani gjithçka është nën kontrollin dhe mëshirën Ruse.

Për 20 vite me radhë shqiptarët e konsumuan produktin serb, forcuan ekonominë serbe, dhe ne ishim dëshmitarë të asaj që serbët forconin ushtrinë dhe blinin armatim të rëndë dhe armatosnin ushtrinë dhe rezervistët.

Shqiptarët nuk donin të ballafaqohenin me këtë realitet, sipër kësaj shkonin edhe më larg!

Serbet në mënyrë perfide shfrytëzuan edhe një hapësirë shtesë, gjithnjë nën arsyetimin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë që financuesit kryesor po ashtu ishin Evropianët.

Ata morën tregjet shqiptare edhe jashtë Kosovës. Ata përmes iniciativave të ndryshme siç është “Open Ballkan” futën nën ombrellë konkurruese Shqipërinë, Maqedoninë dhe pjesërisht Malin e Zi.

Mos i ble produktet serbe, mos e forco Serbinë.

Rrisni vigjilencën, përforconi miqësitë me shtetet aleate, e sidomos me Amerikën.

Rrisni kapacitet inteligjente, ushtarake dhe shtoni rezervistët.

Nuk duhet frikë, e as panik!

Por thuhet që: “Nëse do paqe, përgatitu për luftë”, se një ditë armiqtë nuk do të na pyesin për politikën, për ekonominë e as për fqinjësinë e mirë.

Ata do të njohin vetëm forcën dhe fuqinë tonë!

Si në çdo luftë edhe të kjo Ruse, bota do të njeh realitetin e krijuar në terren!

Ti do të jesh zot i asaj toke, aty ku do të kesh mundësinë ta mbrosh atë!

Një hartë mbi luftën e re të Rusisë që po qarkullon në internet nga mediat Evropiane, Serbinë e llogarisin territor Rus, pjesën tjetër të botës me Ukrainën.

Kujdes!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush