• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Retorika hipokrite!

ByEmrush

Feb 23, 2022

“Ne kemi kaluar së bashku sfida të mëdha, dhe po ashtu ne së bashku dhe me fatin e njejtë do ti tejkalojmë sfidat që do të na paraqiten para nesh edhe në të ardhmen. Do të krijojmë një ambient të mirë për jetë të përbashkët, aty ku nuk kishte dhe nuk do të ketë qytetarë të rendit të  dytë”.

Kur ti dëgjon njeriu këto gjëra, të vjen ndërmend menjëherë hipokrizia dhe të pyesësh veten si ka mundësi që njerëzit janë të tillë, fare nuk turpërohen!

Humbi edhe marrja, aq ma!

Sepse të thuash që është e njejtë sfida e vuajtja, e së bashku do ti kalojmë e do të përballemi të fortë para çdo sfide nuk është e njëjtë, sikur ai që i ka përjetuar dhe i përjeton çdo ditë.

Bile aspak nuk është e njejtë!

Nuk është sikur e përjeton, e sikur e ke me të dëgjuar!

Është si me thënë, hëm!

Varfëria të rrinë në derë,  e ti të thuash nga kolltukët e institucioneve që i shpenzon parat e taksapaguesve pa mëshirë duke thanë, ne bashkë ndjejmë me ata që nuk kanë, e do të solidarizohemi me ata, nuk është bash e njejtë!

Nuk është e njejtë as sikur dikush që ka borxhe, kredi, minus gjithandej, e sikur dikush që në llogaritë bankare ka mijëra euro!

Nuk është njëjtë as atëherë kur dikujt i dalin euro në llogari e ai fare nuk e dinë, e sikur dikush që i numëron me centë të fundit duke u munduar me i mbyll vrimat përball jetës së vështirë që e ka para syve për ditë të lume!

Nuk është njejtë sikur je në deti e duke u la në të, e sikur dikush që dëgjon përmes bisedave e përmes fotografive.

Nuk është njejtë hiç bash hiç!

Nëse vazhdohet ky diskurs, jo vetëm që del njeriu qesharak, porse në fakt tregohet hipokrizi e thellë!

Kjo i bie, si kanë thënë: “me kajtë me lot përpjetë”!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush