Ky vend duket që ka shkel në gritha të maceve!
Çka është kah bëhet kështu?
Secila qeveri që vjen drejt e fokusin kryesor të arka e shëtit, dhe rritja e pagave?
Si thotë populli “në bahçe të babës me ra, kështu nuk mundesh më ndërhy” e leje më në taksat e qytetarëve, ndërmarrësve, prodhuesve e afaristëve.
Si është e mundur që në ketë vend akoma të vazhdohet mbi bazën e superioritetit dhe dominimit dallues të një shtrese të caktuar mbi një shtresë tjetër të qytetarëve.
Këtu duket që gjithçka bëhet për dhe nga veta e parë. Si ka mundësi që të flitet në ketë vend vetëm për të ardhura, për para, për pasuri, për përfitime? Dhe krejt kjo të behët vetëm duke përfituar nga pasuria e shtetit dhe aseteve të tij.
Kalkulimi behët vetëm për rregullimin e pagave nga sektori publik, dhe atë mendohet, propozohet, ideohet, planifikohet dhe tentohet të realizohet sikur të ishte pasuri e trashëguar nga baba si thotë populli.
A mendon në këtë vend dikush se është një pjesë tjetër e qytetarëve që paguan taksat nga të cilat paria e autoriteteve mëton të rregulloj standardin e tyre jetësor.
Në këtë vend jam shumë i bindur që nëse nuk do të ikin pjesa dërmuese e qytetarëve nga vendi, do duhej të aktivizohet dhe mobilizohet një mekanizëm rezistues ndaj secilës qeveri që do të keqpërdorte taksat e qytetarëve në të mirën e një klientele të caktuar politike, e që pasojat do të ishin të paparashikueshme!
Praktikisht një qytetari aktive, ku secili qytetar duhet të kërkojë dhe të realizoj të drejtën e tij në kuadër të ligjit brenda suazave të shtetit, sepse shteti është një kornizë e cila ngërthen në vete pasuritë e saj që duhet të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e saj!
Sepse nuk duket askush në këtë vend që mendon për gjëra pozitive e cila do të qonte në një mirëqenie të përbashkët qytetare?
Apo vazhdohet me avazin e vjetër që vetëm unë, fëmija dhe familja ime të kenë, e të tjerët në rr… të s…ës!
Duhet të vetëdijesohemi njëherë e mirë se: pasuria publike, nuk është individuale e personale, por është e përbashkët ku rrjedhimisht të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin nga ajo.
E sidomos këtë të drejtë të patjetërsueshme e që nuk mundet askush të jua mohoj e aq më pak ti shkel, janë ata që paguajnë taksën.
Taksa paguesit, ndërmarrësit pra, ata janë që e mbajnë këtë vend në këmbë të veta, dhe ata duhet të kenë primatin për rregullimin e standardit të tyre jetësor, e jo ata të shohin nga vitrinat çfarë ngjet me djersën e tyre që derdhin në arkën e shtetit, që dikush pamëshirshëm e shpenzon!
Nuk është e njëjtë sikur dikush tërë jetën ka kontribuar dhe kontribuon në zhvillimin e shtetit, e sikur dikush që përveç që e ka zhvat, e ka vjedh, dhe pa paguar kurrë njëherë asnjë cent, dhe po ashtu që nuk njihet për ndonjë kontribut tjetër kundrejt shtetit të shfrytëzoj çdo benifit. E pas tërë kësaj drejt t‘ia rrit vetit pagën në mijëra euro pa shfaqur asnjë ndjenjë keqardhje ndaj atyre që e rrisin buxhetin e shtetit çdo vit.
Konsideroj se nëse vazhdohet kështu me abuzimin e taksave të bizneseve, atëherë duhet të këtë ndryshim edhe aty ku preken interesat e afaristëve, bizneseve, ndërmarrësve e prodhuesve!
Praktikisht taksat duhet të duken kështu: TVSH-ja nga 18% në 9%, dogana nga 11% në 6%, akciza të përgjysmohet, shërbimet nga 9% në 5%, shitja nga 3% në 2%.
Secili individ, secila ndërmarrje, secila veprimtari duhet të shoh dorën e shtetit, nuk mundet të vazhdoj kështu kjo situatë ku shteti sillet për dikë nënë e për dikë njerkë.
Të kundërtën e kësaj, duhet të konsiderohet që ne më të vërtetë nuk meritojmë SHTET.
____
ESH
____________
publikime.com