• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ushtarët ikin nga shteti

ByEmrush

Feb 8, 2022

Mbi 800 ushtarë nga Ushtria e Kosovës thuhet se kanë aplikuar për viza punë në Gjermani, ketë ja kërkuar Ambasadori Gjerman në Kosovë ministrit tonë të mbrojtjes.

Asgjë, bash hiç asgjë nuk na duhet një shtet nëse asaj i mungojnë ushtarët.

Shtet labil do të konsiderohet si rrjedhojë e pafuqisë sonë për të mbrojtur dhe ruajtur atë.

Për ketë arsye edhe cili do që po zgjohet në mëngjes nga perëndimorët jepka ide për statusin e Kosovës.

Individët nëpër ndërmarrje publike, e individ nga institucione të shtetit paguhen me paga të majme (mbi 2 mijë, 3 mijë euro) me nga dy e më shumë vende të punës, e ushtarëve akoma bisedohet sa e duhet të ju bëjmë një pagë së të mësuesit apo jo?

Shqiptarët andej e këndej kufirit duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se: Asgjë nuk të vyejnë ndërtimi i qendrave tregtare, blloqeve e rrokaqiejve, banesa e ndërtesa, vila e qendra turistike.

Shqiptarët do të duhet njëherë e përgjithmonë ta kuptojnë se nuk të duhen asgjë as njësi speciale, as njësi anti terror, as njësi për krime e këso gjëra në grupe të vogla…

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se asgjë nuk të vyejnë as kishat e xhamiat, shkollat e universitetet, as sallat operative e koncertuale të muzikave klasike.

As rendi shoqëror e juridik, as rritja apo rënia ekonomike, sepse vjen një moment që dikush më i fortë e krejta ti gjuan në ujë.

Të fshinë…

Shtetet e forta që mëtojnë të ruajnë tërësinë territoriale dhe qytetarët e saj, i duhet një ushtri e fortë, e trajnuar dhe e shkolluar. Një ushtri që rrit motivin e të rinjve, dhe trajtimi i tyre të jetë i dinjitetshëm dhe i klasifikuar…

Një ushtri që investon në armatim ujë-tokë-ajër, të kundërtën e kësaj ne gjithherë do të mbetemi strajca e dikujt që do të duhet të na ruan në përjetësi.

Në të kundërtën ne gjithmonë do të jemi në tavolinën e fuqive të mëdha si plotësim i interesave të tyre, gjithnjë në dëm të vendit tonë.

Asgjë nuk  sa që në një moment asgjë terë këto investime nuk të duhen, e vetmja gjë që do të duhej do të ishte baruti.

Thuhet që: nëse donë paqe, përgatitu për luftë. E ne as luftën, as paqen e as mbrojtjen!

Me të ik ushtria, av av!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush