• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Motivimi në mbrojtje të vendit

ByEmrush

Feb 7, 2022

Trupat Amerikane gjithandej nëpër botë me një urdhëresë apo një kërkesë nga qeveria, miliona ushtarë ngritën në këmbë dhe janë të gatshëm të udhëtojnë nëpër botë, të vriten duke luftuar me motivin për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë në botë, ata gjenden në shkallën dhe piedestalin me te larte në mbrojtje të kauzës së tyre të filluar dekada më parë!

Praktikisht, këta janë të gatshëm të sakrifikojnë për gjeneratat pas tyre pa kërkuar ndonjë benificion, shpërblim, privilegj apo kompensim!

Thjeshtë, te tjerët nëpër botë pyesin se si e gjejnë mënyrën autoritet Amerikane për ti motivuar qindra mijëra të rinj të shkojnë drejt ferrit, dhe të vriten nëpër botë  nën kauzën e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë!

Këtu në Kosovë dikush e përmendi një ditë, se konkurset e hapura për plotësimin dhe marrjen e ushtarëve të rijnë, nuk po arrihet targeti as të plotësohet me kadet dhe  ushtarë të rijnë!

Ka një logjikë këtu!?

Si mundesh ta bindesh sot një të ri që të rreshtohet në mbrojtjen e atdheut?

Cili duhet të jetë motivi që një i ri sot të dhuroj jetën e tij për mbrojtjen e atdheut?

Duke parë jetën prej luksi të zyrtarëve politik, bijve të tyre e familjarëve për më shumë se 20 vite pa ndërprerë kurrë, besoj shumë se edhe ata që janë tashmë ushtar, nuk e kane motivin e plotë shpirtëror të qëndrimit edhe me tej në ushtri, respektivisht çalimi në mbrojtjen e kufijve nga shteti, do të duket si një dështim koincidencë me Afganistanin.

Atdhetar është ai që lufton për atdheun e tij, vetëm se patriot i vërtetë është ai që lufton për vendin e tij kudo dhe kah do nëpër botë!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush