• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shkelja e ligjit nga ligjvënësit

ByEmrush

Feb 4, 2022

Ka një fakt argumentues në tërë këtë hapësirë ku objekt për kritikë janë veçanërisht deputetet, pra ligjvënësit që me sa duket në vend që ata të behën shembulli ynë, ata po behën vazhdimi i qeverisjeve ku taksat e qytetarëve përvetësoheshin në mënyrë të pamëshirshme.

Afera e dal tashmë në media se disa deputet kanë shpenzuar shuma të majme parash të taksapaguesve, nuk mund të konsiderojmë edhe shumë tragjike duke pasur parasysh keqpërdorimin e taksave ndër vite në Kosovë.

Por, tmerruese është qasja e padrejtë ndaj taksave të qytetarëve për shkakun se deputet të caktuar jetojnë në Prishtinë kurse paguhen për shpenzimet e udhëtimit.

Kjo fare nuk përkon me standardin, betimin, synimin, premtimin dhe qëllimin e proklamuar prej kohësh!

Më pagua njeriun me ardh në punë!

A po shohim çfarë del veç pak me hallakat gjurulltinë institucionale të ndërtuar ndër vite, e larg syve të qytetarëve?!

Për këtë arsye dikur më herët akuzonin qytetarët se po e shohin shtetin si të huajin, kjo tashmë po arsyetohet!

Vjedh, keqpërdor, përvetëso!
Sepse është e shtetit…

Duket që qytetaria aktive, dhe presioni publik po e bën të vetën!

E po mos të ishte bërë kjo publike?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush