• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Gazetaria e lirë dhe moderne

ByEmrush

Feb 4, 2022

Se ne vazhdojmë të tregojmë autoritet edhe aty ku fare nuk është e nevojshme kjo fare nuk ka diskutim.

Në komunizëm dhe në shtetet që tregojnë ambicie totalitare, media dhe punonjës të tyre pengohen, arrestohen, burgosen e ndoshta diku edhe vriten!

Vetëm se në një shtet që mëton të vihet në binarët e demokracisë, e që është rreshtuar përkrah perëndimit ku liria e shprehjes dhe e fjalës është e garantuar me ligj dhe kushtetutë, nuk ka vend për pengimin e ushtrimit të profesionit fisnik, gazetarinë!

Gazetaria është një mision i rreptë dhe me plotë sfida, ajo përveç që jep dritë kundrejt qytetarëve, ajo edhe mban nën presion vendin për një zhvillim të mirëfilltë demokratik dhe një mirëqenie qytetare të lirë dhe të pavarur, pavarësisht kush qeverisë me të.

Na pëlqen ne apo jo, gazetaria është organi i vetëm që nuk duhet të pengohet, sido që të jetë ajo!

Ajo promovon punën e secilit institucion, misioni i saj është paraqitja dhe realiteti i atyre institucioneve që mirëmbahen nga taksat e qytetarëve, dhe duke paraqitur formën e shpenzimeve të tyre!

Një gazetar i arrestuar para ditëve nuk bëri asgjë përgjatë kryerjes së punës së tij rutinore. Ai me rastin e arrestimit të tij nën arsyetimin e autoriteteve për të liruar zyrën, përveç që kërkoi një shpjegim që autoritetet policore do të duhej ta kishin pasur veçse, dhe ndërhyrja e tyre do të arsyetohej me shkrim duke shpjeguar në hollësi pse duhet të lirohej salla ku ishin vendosur gazetarët.

Në socio-komunizëm nuk guxojnë dhe nuk ka fuqinë arsyetuese të kërkon askush “PSE” fare, vetëm duhet të zbatohen urdhrat, mirëpo nëse një i marrë nga ndonjë institucion i caktuar keqpërdor policinë e shtetit duke kërkuar që gazetarët të largohen, të fyhen e të arrestohen, duhet rishikuar çfarëdo vendimi dhe veprimi i tillë.

Le të mbahet mend, nuk tregohet autoritet më të dobëtin, e aq më pak me gazetarin e gazetarinë!

Autoriteteve që shkeli ligjin dhe dalin jashtë kompetencës së tyre nuk duhet ti lejohet, bile nëse kapërcejnë ligjin duhet të jetë edhe të ndëshkohen, mirëpo gazetaria, media edhe nëse e tejkalon hapësirën ligjore, ajo nuk duhet të ndëshkohet!

Ajo është pasqyrë kundrejt qytetarëve, gazetaria duhet të shihet si partner në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit.

Qytetarët janë ata që nga gazetaria mësojnë të vërteten dhe realitetin e tyre në hapësirën ku jetojnë dhe veprojnë, dhe çfarë ndodh me taksat e tyre.

Liria e vërtetë e shtypit është t’u thuash njerëzve atë që njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjojnë thotë Orëell.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush