• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Sovraniteti formë demokratike që buron nga populli

ByEmrush

May 9, 2020

Se vendi pas çdo rrëzimi të qeverisë duhet të shkojë në zgjedhje, po dëshmon se nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Nëse lejohet që qeveritë të krijohen një pas një duke e ruajtur deputetin, do të krijohet precedent i mjaftueshëm edhe për të ardhmen, dhe kjo do të ketë pasoja në dëmtimin e rendit demokratik që me aq mund shqiptarët janë munduar të krijojnë deri në ditët e sotshme.

Partitë, thënë më shtrënguar lider të partive do të krijojnë radhë të gjata individësh që nuk do të guxojnë të kundërshtojnë kryesinë, ose liderin e partisë, ku si rrjedhojë pastaj do të ngelën dy-tre persona në udhëheqjen e partisë në negociatat për krijimin e koalicioneve para ose pas çdo zgjedhje që do të mbahen në vend.
Demokracia këtu do të tkurret, dhe do të mbetet vetëm si shprehje, sepse lideri do të vdes në krye të partisë, dhe kundërvënia ndaj tij do të jetë tejet e vështirë. Nëse do të ketë ndonjë zë kundërshtues, do të jetë shumë i parëndësishëm dhe i padëgjueshëm fare.
Po e ritheksojmë sërish, nëse krijohet kjo formë e marrjes së pushtetit duke shfrytëzuar individ që punojnë për partinë e jo për shtetin, atëherë demokracia në vendin tonë do të përfundon, sepse interesi për partin do të jete më i theksuar se për institucionin ose shtetin.
Pra, do të rrëzoheshin qeveritë ne mënyrën e njejtë si tash, dhe do te krijohej një tjetër qeveri duke u bazuar në marrëveshjet e subjekteve politike pas zgjedhore.

Dhe si rrjedhojë dalja ne votime e qytetareve do te ishte një veprim koti, sepse partitë do të merresheshin vesh njëra me tjetrën duke evituar shkuarjen në zgjedhje dhe daljen para sovranit.

Duhet të kemi të qartë, se njerëzit shkojnë drejt kutive për të votuar duke shpresuar në një qeverisje më të mirë të vendit, për të ua rregulluar jetën qytetarëve të saj, e jo për disa deputet, që për herë të parë mund t’i shohim në sallën e kuvendit të republikës së Kosovës.

Mandati i deputetit do të duhej të ishte interesi i qytetarit, votë të cilën e ka marr me ketë premtim, e jo obligim ndaj liderit të partisë!

Si rrjedhojë, mos përmbushja e obligimeve ndaj votuesve dhe qytetarëve i deputetit ai do të duhet të dorëhiqet menjëherë, dhe të kalojë vendin në zgjedhje të reja.

Nëse kushtetuta po thotë:

Neni 2 [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

Atëherë si përfundim një qeveri me kredibilitet të fortë, mundet të vjen vetëm përmes kutive të votimit dhe përmes popullit.


ESH

By Emrush