Për një mbarëvajtje të mirë dhe një rrjedhje të sigurt drejtë rezultateve pozitive në të gjitha institucionet e të gjitha niveleve, qoftë ato qendrore e po ashtu ato komunale, që janë në shërbim të qytetarëve dhe që paguhen nga taksat e qytetarëve.
Do të duhej së paku të ndjekëshin medoemos disa kritere të rrepta, e që duket e vetmja zgjidhje afatgjate që do të sjellin rezultate në tërë këtë katrahurë qeverisëse ndër vite në Kosovë.
Të aplikohen parimet që kush do të qeverisë apo të udhëheq me cilin do dikaster që është pozitë menaxhuese, të zbatohet plotësisht kriter nën pikat që po i shfaqim më poshtë:
Pra, duhet të zbatohen këto parime si kriter i udhëheqjes së pozitave publike si:
1. Të jetë familjar/e
2. Të jetë martuar/e jo më shumë se një grua (burrë) dhe të këtë fëmijë
3. Të këtë një fakultet të kryer.
4. Të jetë i/e avancuar në shkollim akademik (master, doktor etj)
5. Të këtë një background të pastër moral.
6. Të mos jetë duhanpirës
7. Të mos jetë alkoholiqar kronik ( që rrinë veç i dehur).
8. Të mos jetë përdorues i substancave narkotike.
9. Të ketë punuar në sektorin privat.
10. Të ketë udhëhequr sektore të caktuara me përgjegjësi nga kompani private.
11. Të din shkrim lexim.
12. Të din të shkruan një ESE në një format A4 (gjysmë faqe).
13. Të shfaq njohuri të cektë dhe precize profesionale.
14. Të ketë patur rastin të vizitoj shtete, duke njohur kultura dhe demokraci të ndryshme nëpër botë.
15. të ketë patur bashkëpunime ose kontakte profesionale me organizatat e huaja që kanë operuar në Kosovë.
16. Të ketë të krijuar një personalitet të sinqertë, edukativ, profesional dhe të ketë reputacion në shoqëri.
17. Të jetë i rritur, jo vetëm me vjet e me trup, por me mendje dhe vetëdije lëvizëse që i kupton rrethanat e përgjegjësive që i merr.
18. Të jetë vetëdijshëm për përgjegjësinë publike që e merr, dhe pastaj të njëjtën që do e mban mbi supe! (mos me i marr njerëzit n’ qafë me një fjalë.)
Prandaj!
Marrja e pozitave menaxhuese, dhe veshja me pushtet nuk duhet të konsiderohet privilegj po përgjegjësi, dhe ashtu duhet te trajtohet.
Dhe…
Cilado qoftë forma që mund të arrihet në pushtet, duhet të jetë e merituar, e jo e fituar nga benifite personalitetesh (si bakshish).
Sepse nuk ja din rëndësinë pastaj!
Nuk ja dinë rëndësinë pozitës, nuk ja dinë rëndësinë përgjegjësisë, nuk ja din rëndësinë qytetarëve, nuk ja din rëndësinë familjes, dhe si përfundim nuk ja dinë rëndësinë as JETËS.
Njëherë duhet të këtë një fillim për së mbari, ose, ose!
Nejse!
Kërkimi, mençuria, edukata e profesionalizmi duhet kuptuar si mjet diturie, jo si një objekt konkurrimi për pushtet!
Paul kishte thënë se politika tregon se kush e ka pushtetin, jo kush zotëron të vërtetën!
Sepse e vërteta dhe realiteti e dimë ku qëndron!
____
ESH
____________
publikime.com