• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Krimineli kthehet në vendin e Krimit!

ByEmrush

Jan 10, 2022

Përderisa në Serbi i jepet shtytje nacionalizmit ekstrem, dhe grupe të mëdha radikale çetnike kanë pushtuar rrugët si në Bosnjë po ashtu edhe në Serbi ku nacionalizmi i shprehur hapur ka arritur pikën kulmuese te këta barbar.

Thirrjet e tyre për të pushtuar Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi e Kroacinë nën moton “vriti të gjithë”,  “bota serbe”, “djepi serb”, “amaneti i zotit për t’u kthyer në Kosovë”, “ku është një serb është serbi” janë disa nga veprimet e nacionalisteve serbe që nën patronatin e kishës serbe dhe institucioneve atje, kanë rritur apetitet e tyre kundrejt fqinjëve të tyre. Të gjithë ata që ishin në luftë me Serbinë, e veçanërisht shqiptaret duhet t’i hapin sytë.

Por, ne jo vetëm që nuk jemi vigjilent karshi këtyre banditëve, ne vazhdojmë të konsumojmë produktet e tyre, kështu që bëhemi pjesë e rritjes dhe forcimit të armikut tonë pavetëdijshëm, bashkëpunojmë me ta, e në një masë të madhe varemi nga ta.

Shqiptarët në përgjithësi, e shqiptarët në Shqipëri në veçanti duket që akoma nuk kane idenë se më kanë të bëjnë.

Shqipëria e katandisur, e trazuar dhe drejt një rebelimi qytetare, duket që nuk janë krejt të rastësishme këto.

Sa herë që Shqipëria gjendet në trazira, duhet pritur që diku do të kërcet diçka.

Sa herë që Shqipëria dobësohet, Kosova do të jetë më e rrezikuar…

E në Kosovë?

Në Kosove akoma disa subjekte politike nuk po rehabilitohen me humbjen e pushtetit, pa vetëdije dërgojnë ujë në mullirin e armikut, thënë më mirë veprimet e tyre shkojnë në interes të forcimit të interesave serbe, e dobësimit të pozitës dhe institucioneve të Republikës sonë.

Krimineli gjithnjë kërkon të kthehet në vendin e krimit.

Ne jo vetëm që kemi arritur pikën e kosmopolitanëve dhe një shoqërie që forcën dhe fuqinë e tregojmë ndaj njëri tjetrit, por jemi zhveshur tërësisht po thuajse nga nacionalizmi, patriotizmi dhe atdhedashuria.

Shqiptarët janë varfëruar, shqiptarët po ikin, shqiptaret në një masë të madhe nuk e donë atdheun e tyre dhe nuk shfaqin asnjë ndjenjë për të.

Këtu edhe përmendoret e luftëtarëve të rënë në Lirinë e atdheut, i kanë hequr armët!

Një gjë duhet ta dimë!

Se nuk vyejnë asgjë as tokat e privatizuara, e as pasuria e arritur, as lokalet e banesat, e as vilat e livadhet.

Nuk na vyejnë as kultet fetare, e as shkollat, as fabrikat e as gradat shkencore e titujt akademik, nëse ne nuk jemi në gjendje ti mbrojmë ato.

Shteti është korniza, ushtria është garancia e saj.

Janë dobësuar në masë të madhe elementet kombëtare, e janë forcua elemente tjera që

dëmtojnë etninë e qenien tonë kombëtare.

Nacionalistët etnikë serbë këndojnë së bashku me një këngë popullore serbe (e cila ende kur këndohet duartrokitet në shfaqjet kryesore të talenteve serbe, dhe në mesin e rinis). Kënga u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin (🇽🇰), Dubrovnikun (🇭🇷), Cetinjen (🇲🇪), Nevesinjen (🇧🇦).  Një thirrje rrëqethëse që, deri në vitet 1990, i parapriu gjenocidit.

____
ESH
____________
publikime.com

[PS: Një orë në shkollë, duhet bërë obligim që nxënësit të mësojnë mbi nacionalizmin!]

By Emrush