• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Promovimi dhe zhvillimi i injorancës!

ByEmrush

Dec 29, 2021


Të jetosh në një mes injorantësh, le që nuk mund të zhvillohesh, e as të krijosh hapësirë intelektuale e profesionale, por mbi gjithë ketë as shoqëria nuk të vlerëson.

Vlera e një intelektuali të mirëfilltë nuk mund të tregohet në një ambient ku sundon antivlera, injoranca, padituria, gjithologjia, dhe si rrjedhojë e kësaj si suksesi si mossuksesi nuk varen nga më nga ai. Rrethanat tjera verbërojnë ambientin dhe për pasojë secila e mirë e dukshme që tregon vlerë shkencore e shoqërore tretën në mjegullën e mëngjesit, praktikisht nuk e arrin mesditën të mbijetojë!

Nuk ka kuptim ti marrim në punë njerëzit më të zotë dhe profesionist dhe t’u themi se çfarë duhet të bëjnë. Ne duhet të punësojmë njerëz të zotë dhe profesionist pikërisht që ata të na tregojnë së ç ‘duhet të bëjmë thoshte Jobs.

Esenca nuk është se cili duhet të shpreh dëgjueshmëri më të theksuar, forma lëvizëse për proceset duhej të bazohej në profesionalizëm, përgatitje superiore dhe arritje intelektuale.

Apo se ndoshta dikush dëshiron të ecën mbi proverbin e Gates kur thotë se: Unë gjithmonë zgjedh një njeri dembel për ta bërë një punë, pasi që një njeri dembel gjithmonë do të gjejë një mënyrë të lehtë për ta bërë atë.”

Gjykimet apriori mbi të ardhmen nuk paraqesin vizionin dhe kreativitetin e premtuar, por prekin kufijtë e profecive, parashikuesve dhe meditorëve!

Robert Grene thoshte që “ti i mëson shumë njerëzit, ju shpërndan njohuri e përvoja, e ata marrin atë çfarë duan prej teje, jo atë çfarë duhet të marrin”.

E kujt i përket e ardhmja e kishin pyetur Euryalen?

E ardhmja u përket atyre që mësojnë gjithnjë më shumë aftësi të reja dhe i kombinojnë ato në mënyra krijuese, zhvillojnë ambiciet e tyre dhe i akumulojnë ato për gjeneratat që vijnë pas!

What next?

Bazuar mbi këtë konkludojmë se, kur filozofia teorike tejkalon përmasat logjike, atëherë imagjinata e njeriut duhet të shndërrohet në paradoks në mënyrë që të justifikohet esenca substanciale mbi atë që thuhet, shkruhet dhe veprohet.

Dukej se njerëzit janë më të ndërlikuar sesa maskat që mbajnë në shoqëri.

Prandaj kuptojeni se nëse ju shihni më larg se të tjerët, është për shkakun se ju po qëndroni mbi supet e njerëzve të mençur intelektualëve dhe gjigantëve!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush