Më udhëtua njeri 24 orë drejt atdheut të tij, më gjithë atë mund e sakrificë që i ndodh rrugës, me pritje të gjata nëpër kolona e maltretime të tjera, në fund kur vjen në vend të vetin, detyrohet me sha vendin e tij, për shkakun e mungesës së rrymës, mungesën e ujit, mungesën e furnizimit me gjëra elementare për një jetë normale!
“Erdha nga rruga që isha nisur nga Zvicra para 24 orëve miku tregonte një dosti im. Kur erdha në banes rrymë nuk kishte, ftohtë minus temperaturat, na u dashtë pa i shkarkua valigjet me shku në restorant, e tani më vonë në hotel për me fjet dhe mu nxeh”
Me fye e me mallkua çdo cep të këtij vendi!
Këtu të zuri nata, nuk duhet më të qel dita, përfundohet biseda me plot mllef ndaj vendit që qytetari i rëndomtë që i paguan taksat në përpikëri, paguan energjinë e shpenzuar në plotësi, dhe që asgjë nuk i ka borgj këtij shteti!
Në vend që të çmallën familjarët e miqtë (diaspora me vendorët) në mes vete, ata duhet të bëhen bashkë e të mallkojnë!
Ja, ja!
Tash po bindem nganjëherë se pse nuk hiqen vizat për Kosovarët?!
Se për disa ditë të pakëta, gjysma e qytetarëve ikën nga këtu!
Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një udhëheqësi, është ti shikosh njerëzit që ai ka përreth tij kishte thënë Makiaveli.
Se çfarë ke nw shpi, dil pyet n komshi thuhet!
____
ESH
____________
publikime.com