• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ballafaqimi me mosbesimin në politikë

ByEmrush

Dec 18, 2021

Sipas një sondazhi të organizuar në Londër, del që besimi qytetar tek politikanët tani më është nën nivele rekorde të mos besimit ndaj tyre.

Njerëzit tani më pajtohen se politikanët mendojnë thjeshtë vetëm për veten e tyre, dhe kjo sipas raportit ippr research and trust-issues po dëmton demokracitë nëpër botë!

Sipas kohëve del të jetë që për më shumë se 77 vite me herët respektivisht 49 50 viteve besimi në përfaqësuesit politik të zgjedhur përmes votës qytetare të jetë shumë më i madh se në ditët e sotshme.

Sipas raportit deri në nëntor të vitit 2021, 63% e qytetarëve nuk i beson politikanëve!

Çfarë të thuhet më pastaj?!

Rritja e mosbesimit te politikanët duhet të jetë një shqetësim i veçantë për demokratët dhe progresistët. Mungesa e besimit ka rëndësi për dy arsye kryesore. Së pari, mosbesimi në rritje mund të çojë në një spirale në rënie të rënies demokratike, me votuesit që shkëputen, polarizohen ose kthehen në përkrah kauzave të trilluara dhe të rrezikshme.


Kjo tregon se humbja e besimit në demokracinë do të jetë sfidë për politik bërësit, dhe shpresoj që ata do të përvijojnë fushat kryesore në të cilat duhet të fokusohen për të përmirësuar besimin politik.

Rikthimi i besimit te politikanët përveç që duhej të jetë jetike, do të jetë edhe sfiduese, në mos me thënë e pamundur fare!

Për Kosovë tashmë kjo dihet për dritë të diellit, por interesant mbetet përqindja kaq e lartë edhe në vendet ku është lindur demokracia si në Angli, USA, Francë etj.

Dhe!
Demokracia do të mbarojë ditën kur do të taksohen ata që duan të punojnë për të mbajtur ata që duan të rrinë, kishte thënë Jefferson!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush